
Kryeministri Edi Rama ka marrë sot pjesë në prezantimin e “Shkallës së Meritës” të cilën e konsideroi si një reformë në sektorin publik për të arritur një administratë sa më profesionale.
Ai tha se vendi ka hyrë në epokën e pritshmërive dhe mes tyre përmendi edhe “meritën” si çështje që u ngrit gjatë protestave masive të qytetarëve.
“Shqipëria e ka kapërcyer epokën e mungesve dhe ka hyrë në epokën e pritshmërive të larta. Një nga pikat më goditëse të zërave që unë bashkë me të tjerët u përpoqëm të dëgjojmë ishte pikërisht merita. Sa hyn në punë merita në Shqipëri në raport me ambicien për të shërbyer në shtetin shqiptar për shtetin shqiptar. Thënë të gjitha këto e vërteta është që transformimi i administratës është reflektuar në një sërë pasqyrash të një rëndësie të posaçme sa i përket reputacionit të tyre. Pozicionet e Shqipërisë sot nuk kanë asnjë lidhje me ato të disa viteve më parë”- tha Rama.
Më tej kryeministri tha se baza e këtij projekti të ri do të jetë vlerësimi i nënpunësve publikë.
“Sot kemi komponent të ri që është shkalla e meritës. Baza është anketa e brendshme e nënpunësve publikë. Për herë të parë kemi patur një numër të madh nënpunësish që kanë shprehur mendimet e tyre lidhur me situatën në administratë dhe ambicien sesi mund të jetë hapësirë më e mirë për ta. Aty ka një fakt të qartë që përtej përmirësimeve, ajo që mbetet shumë serioze është se punon se s’punon kjo duket sikur nuk ka rëndësi përsa ti rritesh në karrierë dhe më keq akoma ajo që i bën edhe më negativë në vlerësim është fakti se nuk ka pasoja negative në vlerësim për ata që nuk punojnës”- tha Rama. Versus.al

