9 Tetor 2026, 15:12
Nga E.d
Edi Rama
TIRANË - Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se merita duhet të jetë kushti për karrierën në administratën publike. Gjatë fjalës së tij në prezantimin e reformës “Shkalla e Meritës”, ai u shpreh se performanca dhe rezultatet në punë duhet të përcaktojnë vlerësimin dhe avancimin në karrierë të nëpunësve të shtetit.
Rama tha se përtej përmirësimeve të pasqyruara në indekset ndërkombëtare dhe rritjes së pagave, qytetarët e vlerësojnë administratën përmes përvojës së tyre të drejtpërdrejtë me shërbimet publike.
Kryeministri u ndal edhe te problematikat që vazhdojnë të ekzistojnë në sistemin e vlerësimit të punonjësve të administratës. Në lidhje me këtë, ai theksoi se një pjesë e madhe e nëpunësve kanë perceptimin se angazhimi në punë nuk ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në vlerësimin e tyre dhe në mundësitë për avancim në karrierë.
Në fund, Rama tha se përmes "Shkallës së Meritës", synohet që performanca dhe kontributi individual të kenë një rol më të rëndësishëm në vlerësimin e nëpunësve.
Edi Rama: Merita është një domosdoshmëri për të shërbyer në shtet. Shqipëria është rreshtuar e para në rajon për administratën publike dhe përmirësimet në administratën publike. Përtej indekseve, është njeriu që kërkon nga administrata shërbim cilësor, kërkon karrierë përmes meritës së tij. Është njeriu që brenda administratës kërkon që merita të jetë kushti për ngjitjen e shkallëve të karrierës.
Qytetari nuk takohet me indekset globale, strategjitë, apo programet dhe as nuk e shikon veten nëpër pasqyrat ku reflektohet përmirësimi i Shqipërisë, por ai takohet me shtetin në një eksperiencë personale. Prandaj ne e kemi marrë këtë hap transformues, jo shumë të bujshëm, por të thellë, duke nisur nga BESA, duke vazhduar me Pasqyrën dhe me Praninë Besnike dhe sot kemi një komponent të ri, që është Shkalla e Meritës.
Përtej përmirësimeve dhe rritjes së konsiderueshme të pagave, ajo çka mbetet shumë serioze, është që shumica dërrmuese e nëpunësve thonë që ‘se punon se s’punon kjo duket sikur nuk ka rëndësi për atë që vlerësohesh e të rritesh në karrierë’. Ajo që e bën më negative është që nuk ka pasoja negative për ata që nuk punojnë. Ndërkohë që pjesa më e vogël mbajnë një pjesë shumë të madhe dhe nuk shohin dallim për mënyrën se si vlerësohen./Dosja.al
edi rama
Politike
9 Tetor 2026, 15:00
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme reformën “Shkalla e Meritës”. Ai e cilësoi k&e...
Politike
9 Tetor 2026, 13:57
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha lidhur m...
Politike
9 Tetor 2026, 13:20
I.A
Bardhi dhe Balliu
TIRANË- Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin për 60 ditë nga aktivitetet parlamentare të kreut të...
Politike
9 Tetor 2026, 12:41
I.A
Sali Berisha
Partia Demokratike nuk përjashton mundësinë e kundërshtimit në Gjykatën Kushtetuese të Reformës Territ...
Politike
9 Tetor 2026, 12:28
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Partia Demokratike do të vijojë betejën ligjore kundër Reformës Territoriale dhe ka nisur mbledhjen e fi...
Politike
9 Tetor 2026, 12:24
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i PD-së Sali Berisha, ka akuzuar mazhorancën socialiste se miratimi i reformës territoriale, që par...
Politike
9 Tetor 2026, 12:16
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar mazhorancën se votoi kundër interesave të qytet...
Politike
9 Tetor 2026, 11:53
E. D
Gjykata Speciale
KOSOVË- Kuvendi i Kosovës i miratoi më 6 tetor ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e ...
Politike
9 Tetor 2026, 11:53
I.A
Olsian Çela
TIRANË- Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka kërkuar një zgjidhje përfundimtare për pagat ...
Politike
9 Tetor 2026, 11:45
E. D
Ina Zhupa
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar pas miratimit të reformës administrativo-territoriale në ...