“Goebbelsi po duartroket nga ferri”: Ministria e Jashtme e Izraelit kritikon ashpër fituesen e re të Çmimit Nobel për Paqe
Ministria e Jashtme e Izraelit ka dalë këtë të premte me një reagim në mediat sociale teksa e akuzon fituesen e re të Çmimit Nobel për Paqe, Navi Pillay-n për përhapjen e gënjeshtrave, urrejtjes dhe akuzave të rreme e dashakeqe kundër Izraelit.
Ministria i cilësoi akuzat për gjenocid ndaj Izraelit si “gënjeshtra më e madhe e shekullit të 21-të” dhe e përshkroi vendimin për t’i dhënë Pillay-t Çmimin Nobel për Paqe si një përpjekje për të legjitimuar urrejtjen dhe paragjykimet kundër Izraelit përmes një çmimi prestigjioz ndërkombëtar.
Pillay më parë ka kryesuar një komision të OKB-së që e akuzoi Izraelin për kryerjen e gjenocidit në Rripin e Gazës. Izraeli i hedh poshtë kategorikisht ato përfundime.
“Nëse do të kishte një çmim për gënjeshtra, urrejtje dhe shpifje gjaku, Navi Pillay nuk do të ishte thjesht një pretendente. Ajo do të ishte një favorite. Roli i saj në demonizimin e pamëshirshëm dhe të motivuar politikisht të Izraelit dhe promovimin e gjeno-gënjeshtrave flet shumë.
Dhënia e Çmimit Nobel për Paqen Pillay nuk është një njohje e drejtësisë. Është armatosja groteske e një çmimi për të legjitimuar urrejtjen dhe paragjykimet anti-Izrael. Tani që komisioni i Nobelit ka shpërblyer gënjeshtrën më të madhe të shekullit të 21-të, Joseph Goebbels me siguri po duartroket nga ferri”, thuhet në reagimin e ministrisë izraelite.
Vizita e ish-kancelarit Schroder për ditëlindjen e Putin, Merz: Absolutisht imorale
Sulmi gjatë natës, Ukraina godet tre objekte raketore në Rusi
SHBA kërkon raport për lidhjet ushtarake të Serbisë me Rusinë dhe Kinën, projektligji përfshin edhe Shqipërinë
- 15:23 Vizita e ish-kancelarit Schroder për ditëlindjen e Putin, Merz: Absolutisht imorale
- 14:50 Hita në Maqedoninë e Veriut: Të zgjerohet Task Forca kundër emigracionit të parregullt
- 14:46 Zgjidhen 3 anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Prokurorisë
- 14:36 Silvinjo paralajmëron rikthimin në futbollin e klubeve
- 14:31 Sulmi gjatë natës, Ukraina godet tre objekte raketore në Rusi
- 14:29 Vedat Muriqi shkëlqen edhe te Fenerbahçe