Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Socialistët i shkrinë bashkinë, REAGON kryetari demokrat i Memaliajit: Deputetët na ngulën thikën, por nuk heqim dorë nga dashuria për vendin

Shkruar nga Newsbomb
Socialistët i shkrinë bashkinë, REAGON kryetari demokrat i
Kryebashkiaku i Memaliaj, Albert Malaj

Disa orë pasi në Kuvend u mblodhën 85 vota pro shkrirjes së 15 bashkive, kryebashkiaku demokrat i Memaliajt ka dalë me mesazh, duke treguar se si bashkisë dhe banorëve të tij iu ngul thika pas shpine nga deputetët socialistë që në mesnatë i dhanë dritë jeshile “Territoriales”.

Përmes një reagimi të bërë  pasditen e kësaj të premteje në Facebook, Albert Malaj shkruan se votimi i hartës së re të Shqipërisë ngre dyshime se gjithçka ka qenë e paracaktuar, ndërsa shton se procesi nuk ka qenë mbështetur në kritere të qarta për banorët. Madje Malaj vijon reagimin e tij duke theksuar se zëri i tij dhe i banorëve nuk u dëgjua kurrë, e më tej shton se në Memaliaj nuk erdhi asnjë përfaqësues i Komisionit për të shpjeguar reformën, për të dëgjuar shqetësimet e banorëve apo për të zhvilluar një konsultim të drejtpërdrejtë.

“Kjo ngre dyshime serioze se gjithçka ishte e paracaktuar dhe se procesi nuk u mbështet në kritere të qarta, objektive dhe të barabarta për të gjitha bashkitë.

Reformë elektorale, reformë pazaresh politike, reformë qokash! Banoret e Memaliaj e kundërshtuan këtë reformë me të gjitha mjetet demokratike dhe institucionale.Banorët protestuan, nënshkruan peticione, morën pjesë në dëgjesa dhe shprehën kundërshtimin e tyre të qartë.

Këshilli Bashkiak mbajti qëndrim institucional, duke miratuar vendim kundër shkrirjes së Bashkisë Memaliaj. Por zëri i qytetarëve nuk u dëgjua. Në Memaliaj nuk erdhi asnjë përfaqësues i Komisionit për të shpjeguar reformën, për të dëgjuar shqetësimet e banorëve apo për të zhvilluar një konsultim të drejtpërdrejtë.”, shkruan Malaj në reagimin e tij.

Duke nxjerrë në pah progresin që Memaliaj arriti në vitet e fundit, kryebashkiaku nënvizon në reagimin e tij se qyteti në fjalë kishte nevojë që të përkrahej në hapat që po ndërmerrte dita-ditës dhe jo për t’u shkrirë, duke pretenduar më tej se nuk u është sqaruar qytetarëve se si do të funskionojë vendi pas shkrirjes.

“Takimi i vetëm i Komisionit në qarkun e Gjirokastrës u zhvillua në Bashkinë Gjirokastër, e cila nuk prekej nga kjo reformë. Asnjë deputet i qarkut nuk mori pjesë në dëgjesat e zhvilluara në Memaliaj.  Asnjë ekspert nuk erdhi për t’u shpjeguar banorëve mbi çfarë kriteresh dhe studimesh mbështetej vendimi për shkrirjen e bashkisë.

Për të gjitha këto, Memaliaji kishte nevojë për mbështetje dhe mundësi zhvillimi, jo për tu shkrir.  Dhe këtë e kemi treguar  me punë. Në Memaliaj është punuar në të gjithë territorin, nga qyteti deri në fshatin më të largët, deri në majat e maleve tek  blegtorët tanë.”, vijon më tej reagimi i Malajt.

Në përmbyllje të mesazhit të tij, pak orë pas u votua harta e re e Shqipërisë, Malaj thotë se pavarësisht thikës që morën pas shpine banorët e këtij qyteti, ata do të jenë gjithmonë aty për Memaliajin, pasi dashuria për vendin, sipas tij nuk mbaron me shkrirjen.

“Memaliaji ka bijtë dhe bijat e veta që e duan, e respektojnë dhe nuk do ta braktisin kurrë. Memaliaji ka historinë, njerëzit, natyrën, potencialin dhe mundësitë për t’u zhvilluar. Ka njerëz të mrekullueshëm që meritojnë më shumë dhe që nuk duhet të humbasin shpresën.

Mund të na e heqin emrin si bashki, por nuk mund të na e heqin dashurinë për këtë vend, lidhjen me të dhe detyrimin moral dhe Institucional për të punuar për të.” thekson kryetari i bashkisë.

Reagimi i plotë i Albert Malaj:

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese