Reshjet e shiut Lezhë, ndërpritet energjia elektrike(VIDEO)
9 Tetor, 11:13
Kaos nga moti i keq, mbi 30 fshatra n&eu...
Aktualitet
Email-et kërcënuese në adresat qeveritare/ AKSHI: Rasti po hetohet, po marrim masat e nevojshme
Sipas njoftimit, rasti po verifikohet në bashkëpunim me institucionet përkatëse, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes.
9 Tetor 2026, 15:31Nga G.M
AKSHI
TIRANË- Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), ka bërë një njoftim në lidhje me email-et kërcënuese që mbërritën ditën e sotme në adresat qeveritare. Sipas njoftimit, rasti po verifikohet në bashkëpunim me institucionet përkatëse, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes. AKSHI po monitoron situatën dhe ka bërë me dije se po merr masat e nevojshme, në përputhje me përgjegjësitë institucionale dhe procedurat përkatëse.
Njoftimi i plotë:
"Vëmendje!
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka konstatuar sot komunikime me përmbajtje kërcënuese, të dërguara në disa adresa elektronike qeveritare që monitorohen nga institucioni.
Rasti po verifikohet dhe hetohet në bashkëpunim të ngushtë me institucionet dhe autoritetet përkatëse, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. AKSHI po monitoron në vijimësi situatën dhe po merr masat e nevojshme, në përputhje me përgjegjësitë institucionale dhe procedurat përkatëse."/Dosja.al