Rama: Do kalojnë në testime, vlerësimi në administratë do të nisë nga drejtuesit e lartë

9 Tetor 2026 | 15:45

Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të “Shkallës së Meritës” si një tjetër komponent të procesit të transformimit të administratës, krahas nismave të tjera, si BESA  dhe “Pasqyra”.

“Ne kemi ndërmarrë një proces transformues, jo shumë të bujshëm, të them të drejtën, por në mënyrë të konsiderueshme të thellë, duke filluar nga BESA, duke kaluar te Pasqyra, e cila do të mbledhë të gjithë shtetin në një vend të vetëm, duke vazhduar me pranimin besnik, ndërkohë që sot kemi një komponent të ri, që është Shkalla e Meritës”, deklaroi Rama.

Rama bëri të ditur se vlerësimi i performancës në administratën publike do të nisë nga nivelet më të larta drejtuese.

 “Sekretarët e përgjithshëm janë fillimi i një procesi vlerësimi që shkon nga lart-poshtë dhe ku, nëse ata çedojnë, çedon i gjithë sistemi”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u ndal edhe te mundësitë e avancimit në karrierë përmes testimeve periodike, si dhe te nevoja për të garantuar vazhdimësinë në administratë për të rinjtë ekselentë që përfundojnë programet e njohjes.

“Pra, vit pas viti, apo sipas kalendarit të paracaktuar, të gjithë mund të kalojnë në testime, ku mund të rrisin pikët e tyre dhe mundësitë për t’u ngjitur një shkallë më lart. Dhe e fundit që kam është ajo që ndodh me ekselencën dhe me ata që hyjnë për të ndjekur një program njohjeje dhe për të hedhur një hap drejt administratës, të cilët, në shumë raste, pasi u mbaron ai vit pune, mbeten jashtë sistemit dhe përballen me pamundësinë për të vazhduar, edhe në rastet kur kanë performuar shumë mirë. Edhe kjo është diçka që duhet parë me kujdes, në mënyrë që të mos kemi një ndërprerje brutale të marrëdhënies”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Flet avokati që ‘theu’ bojkotin në GJKKO për të liruar nënën me dy fëmijë

Avokati Sokol Tahiraj këtë të premte vendosi të thyejë bojkotin e avokatëve në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) lidhur me...
15:42 | 09/10/2026

“Shkallën e Meritës”, Rama: Duhet të rrisim profesionalizmin në administratë, nuk ka pasoja për ata që nuk punojnë

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në një takim gjatë prezantimit të “Shkallës së Meritës”, të cilën Rama e cilëson një administratë profesionale dhe të denjë...
15:35 | 09/10/2026

Zgjidhen 3 anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Prokurorisë

Antoneta Sevdari, Afërdita Ndoj dhe Eloida Goxhi janë tre anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), të zgjedhur nga prokurorët gjatë mbledhjes...
14:46 | 09/10/2026