Kërkesa për përjashtimin e tij, Bardhi: Jo 60 ditë, por bëjini 4 vjet! Shkelni rregulloret dhe Kushtetutën

9 Tetor 2026 | 15:54

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga debati i zhvilluar në Kuvend pas miratimit të reformës territoriale. Bardhi bashkëngjitur me pamjet ka komentuar kërkesën nga Grupi Parlamentar i PS për përjashtimin e tij me 60 ditë nga Kuvendi. Sipas tij, kërkesa duhet të bëhet për 4 vite. Ai shtoi se qeveria shkel rregulloret dhe Kushtetutën.

“Jo 60 ditë, por bëjini 4 vjet! Shkelni rregulloret dhe Kushtetutën! Bëni gjithçka që keni në dorë. Prapëseprapë, frikën e Edi Ramës nuk keni për ta zhdukur dot”, shkruan ai.

Bardhi gjithashtu shton se kryeministri Edi Rama është personi që ka braktisur dhe dhunuar prej 13 vitesh qytetarët.

“Është i vetmi kryeministër në botë që shkon në Kuvend për të votuar, i rrethuar nga 40 efektivë të Gardës së Republikës. Sepse ai e di më mirë se kushdo se llogaritë nuk i ka me deputetët e opozitës, por me qytetarët, të cilët i ka braktisur dhe i ka dhunuar prej 13 vitesh”, shkruan Bardhi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama: Do kalojnë në testime, vlerësimi në administratë do të nisë nga drejtuesit e lartë

Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të “Shkallës së Meritës” si një tjetër komponent të procesit të transformimit të administratës, krahas nismave të tjera, si BESA...
15:45 | 09/10/2026

Flet avokati që ‘theu’ bojkotin në GJKKO për të liruar nënën me dy fëmijë

Avokati Sokol Tahiraj këtë të premte vendosi të thyejë bojkotin e avokatëve në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) lidhur me...
15:42 | 09/10/2026

“Shkallën e Meritës”, Rama: Duhet të rrisim profesionalizmin në administratë, nuk ka pasoja për ata që nuk punojnë

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në një takim gjatë prezantimit të “Shkallës së Meritës”, të cilën Rama e cilëson një administratë profesionale dhe të denjë...
15:35 | 09/10/2026