LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kryeministri Rama prezanton reformën “Shkalla e Meritës”: Javën e ardhshme do të krijojmë edhe Ministrinë e Administratës Publike

• Kryeministri i vendit, Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme reformën “Shkalla e Meritës”. • Kyeministri theksoi se reforma synon ta vendosë meritën në themel të përzgjedhjes dhe zhvillimit të karrierës së nëpunësve. • Kjo sipas tij, duke nxitur konkurrencën dhe duke garantuar një sistem më të drejtë vlerësimi brenda administratës publike. • Gjatë fjalës së tij, Rama pranoi se në të kaluarën ka pasur skepticizëm për mundësitë e zhvillimit dhe rritjes reale të administratës publike shqiptare. • Lideri i qeverisë tha se merita duhet të jetë kushti për karrierën në administratën publike, duke shtuar se performanca dhe rezultatet në punë duhet të përcaktojnë vlerësimin dhe avancimin në karrierë të nëpunësve të shtetit. • Kryeministri u ndal edhe te problematikat që vazhdojnë të ekzistojnë në sistemin e vlerësimit të punonjësve të administratës. • Në lidhje me këtë, ai theksoi se një pjesë e madhe e nëpunësve kanë perceptimin se angazhimi në punë nuk ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në vlerësimin e tyre dhe në mundësitë për avancim në karrierë. • Rama deklaroi se javën e ardhshme do të krijohet Ministria e Administratës Publike. • Gjatë fjalës së tij, ai argumentoi se ngritja e këtij institucioni vjen si përgjigje ndaj rëndësisë që ka marrë administrata publike në punën e qeverisë dhe në procesin e integrimit europian të Shqipërisë. • Në fund, ai tha se administrata publike është kthyer në një nga çështjet qendrore të punës së qeverisë dhe të zhvillimit të mëtejshëm të shtetit shqiptar në kuadër të integrimit në Bashkimin Europian.

5 artikuj për këtë temë.

15 MINUTA ME PARE

“Do fillojë një proces vlerësimi që shkon nga lart-poshtë”/ Rama paralajmëron administratën publike: Do kalojnë në testime, të rriten në karrierë sipas meritës

Kryeministri Rama prezanton reformën “Shkalla e Meritës”:
Edi Rama

TIRANË - Kryeministri i vendit, Edi Rama ka paralajmëruar një proces të ri vlerësimi për administratën publike, i cili do të nisë nga nivelet e larta drejtuese dhe do të shtrihet gradualisht në të gjithë sistemin. Gjatë prezantimit të reformës "Shkalla e Meritës", Rama deklaroi se nëpunësit do t’i nënshtrohen testimeve periodike, me synimin që avancimi në karrierë të bëhet në bazë të meritës dhe performancës.

Sipas kryeministrit, sekretarët e përgjithshëm do të jenë pika e nisjes së këtij procesi, pasi performanca e tyre ndikon në funksionimin e të gjithë administratës. Ai theksoi se vlerësimi do të zhvillohet sipas një kalendari të paracaktuar, duke u dhënë mundësi nëpunësve të përmirësojnë rezultatet dhe të avancojnë në karrierë përmes testimeve.

Rama u ndal edhe te problematikat që karakterizojnë sistemin aktual të administratës publike, duke theksuar se puna dhe angazhimi i nëpunësve nuk reflektohen gjithmonë në mënyrën e vlerësimit dhe të avancimit profesional.

Edi Rama: Ajo që mbetet shumë serioze, më shumë se në të tjerat, është se shumica dërrmuese e nëpunësve, e njerëzve të administratës, thonë se nëse punon apo nuk punon, kjo duket sikur nuk ka rëndësi për sa kohë që vlerësohesh dhe rritesh në karrierë. Dhe më keq akoma, ajo që e bën edhe më negativ këtë vlerësim, është fakti që nuk ka pasoja negative në vlerësim për ata që nuk punojnë.

Unë vetë kam qenë skeptik për mundësitë e rritjes reale të cilësisë së administratës dhe, në një farë mënyre, i shqetësuar për faktin që pasi ne të realizonim me sukses daljen nga tuneli ku qëndruam për disa vite, tuneli i poshtërimit, e kam pagëzuar unë, për të hapur negociatat.

Ndërkohë që kohët sollën që nevoja për të shtyrë më tutje të bashkëndihej me vetë njerëzit, me vetë masën e gjerë të qytetarëve, të cilët, në një moment të caktuar, shfrytëzuan një shkak që nuk ishte aq i rëndësishëm, një shkak jo aq të rëndësishëm sa të dilnin në protestë, por dolën në protestë me nevojën e madhe për të shprehur disa shqetësime të akumuluara dhe për të kërkuar një përshpejtim të domosdoshëm, në kushtet kur praktikisht Shqipëria e ka kapërcyer epokën e mungesave dhe ka hyrë në epokën e pritshmërive të larta.

Ne kemi ndërmarrë një proces transformues, jo shumë të bujshëm, të them të drejtën, por në mënyrë të konsiderueshme të thellë, duke filluar nga BESA, duke kaluar te Pasqyra, e cila do të mbledhë të gjithë shtetin në një vend të vetëm, duke vazhduar me pranimin besnik, ndërkohë që sot kemi një komponent të ri, që është Shkalla e Meritës. Sekretarët e përgjithshëm janë fillimi i një procesi vlerësimi që shkon nga lart-poshtë dhe ku, nëse ata çedojnë, çedon i gjithë sistemi.

Pra, vit pas viti, apo sipas kalendarit të paracaktuar, të gjithë mund të kalojnë në testime, ku mund të rrisin pikët e tyre dhe mundësitë për t’u ngjitur një shkallë më lart. Dhe e fundit që kam është ajo që ndodh me ekselencën dhe me ata që hyjnë për të ndjekur një program njohjeje dhe për të hedhur një hap drejt administratës, të cilët, në shumë raste, pasi u mbaron ai vit pune, mbeten jashtë sistemit dhe përballen me pamundësinë për të vazhduar, edhe në rastet kur kanë performuar shumë mirë. Edhe kjo është diçka që duhet parë me kujdes, në mënyrë që të mos kemi një ndërprerje brutale të marrëdhënies./Dosja.al

27 MINUTA ME PARE

Rama: Javën e ardhshme krijojmë Ministrinë e Administratës Publike, do të drejtohet nga Adea Pirdeni

Kryeministri Rama prezanton reformën “Shkalla e Meritës”:
Edi Rama

TIRANË - Kryeministri i vendit, Edi Rama ka njoftuar se javën e ardhshme do të krijohet Ministria e Administratës Publike. Gjatë fjalës së tij, Rama argumentoi se ngritja e këtij institucioni vjen si përgjigje ndaj rëndësisë që ka marrë administrata publike në punën e qeverisë dhe në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Rama theksoi se administrata publike është kthyer në një nga çështjet qendrore të punës së qeverisë dhe të zhvillimit të mëtejshëm të shtetit shqiptar në kuadër të integrimit në Bashkimin Europian.

Sipas Ramës, krijimi i kësaj ministrie synon të zgjerojë fushën e përgjegjësive dhe të detyrave që lidhen me administratën publike. Rama la të kuptohet gjithashtu se drejtimi i institucionit të ri do t’i besohet ministres së Shtetit për Administratën Publike, Adea Pirdeni, duke e konsideruar atë si zgjedhjen e duhur për të vijuar këtë proces.

Edi Rama: Do të krijojmë javën e ardhshme Ministrinë e Administratës Publike, pikërisht sepse tanimë tema e administratës publike është një temë shumë qendrore e punës së qeverisë, por është një temë shumë qendrore edhe e shtetbërjes së mëtejshme europiane të Shqipërisë.

Është nevoja që, përmes Ministrisë së Administratës Publike, një model që e kanë shumë vende të tjera europiane, ne të zgjerojmë gamën e detyrave, gamën e punëve dhe, patjetër, edhe gamën e ambicieve për të ngritur më lart shtetin europian të shqiptarëve. Në këndvështrimin tim nuk diskutohet që Ministrinë e Administratës Publike mund ta drejtojë vetëm ministria e shtetit për Administratën Publike./Dosja.al

34 MINUTA ME PARE

Rama prezanton reformën për administratën e Shqipërisë 2030: Përzgjedhja e nëpunësve, sipas meritës

Kryeministri Rama prezanton reformën “Shkalla e Meritës”:
Edi Rama

TIRANË - Kryeministri i vendit, Edi Rama ka folur për rëndësinë e meritës në vlerësimin dhe avancimin e punonjësve të administratës publike. Gjatë prezantimit të reformës "Shkalla e Meritës", Rama deklaroi se përzgjedhja e nëpunësve do të bëhet mbi bazën e kontributit dhe performancës së tyre në punë.

Më tej, Rama u ndal te problematikat që lidhen me sistemin aktual të vlerësimit, duke nënvizuar se një pjesë e madhe e punonjësve nuk e shohin angazhimin e tyre si një faktor përcaktues për ecurinë në karrierë.

Kyeministri theksoi se reforma synon ta vendosë meritën në themel të përzgjedhjes dhe zhvillimit të karrierës së nëpunësve. Kjo sipas tij, duke nxitur konkurrencën dhe duke garantuar një sistem më të drejtë vlerësimi brenda administratës publike.

Edi Rama: Përtej përmirësimeve dhe rritjes së konsiderueshme të pagave, ajo çka mbetet shumë serioze, është  që shumica dërrmuese e nëpunësve thonë që ‘se punon se s’punon kjo duket sikur nuk ka rëndësi për atë që vlerësohesh e të rritesh në karrierë’. Ajo që e bën më negative është që nuk ka pasoja negative për ata që nuk punojnë. Ndërkohë që pjesa më e vogël mbajnë një pjesë shumë të madhe dhe nuk shohin dallim për mënyrën se si vlerësohet.  Përzgjedhja e nëpunësve do të bëhet sipas meritës. Ky është një detyrim që ne e kemi parësor sot, që duke motivuar njerëzit përmes meritës dhe duke e bërë element bazë brenda administratës për të rritur konkurrencën dhe të garancive që do të vlerësohesh për atë që je, ne mund të bëjmë sot atë kapërcim që dje dukej krejt i pamundur për t’i kaluar, por sot do të bëhet realitet./Dosja.al

42 MINUTA ME PARE

Reforma "Shkalla e Meritës"/ Rama: Merita duhet të jetë kushti për karrierën në administratën publike

Kryeministri Rama prezanton reformën “Shkalla e Meritës”:
Edi Rama

TIRANË - Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se merita duhet të jetë kushti për karrierën në administratën publike. Gjatë fjalës së tij në prezantimin e reformës “Shkalla e Meritës”, ai u shpreh se performanca dhe rezultatet në punë duhet të përcaktojnë vlerësimin dhe avancimin në karrierë të nëpunësve të shtetit.

Rama tha se përtej përmirësimeve të pasqyruara në indekset ndërkombëtare dhe rritjes së pagave, qytetarët e vlerësojnë administratën përmes përvojës së tyre të drejtpërdrejtë me shërbimet publike. 

Kryeministri u ndal edhe te problematikat që vazhdojnë të ekzistojnë në sistemin e vlerësimit të punonjësve të administratës. Në lidhje me këtë, ai theksoi se një pjesë e madhe e nëpunësve kanë perceptimin se angazhimi në punë nuk ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në vlerësimin e tyre dhe në mundësitë për avancim në karrierë.

Në fund, Rama tha se përmes "Shkallës së Meritës", synohet që performanca dhe kontributi individual të kenë një rol më të rëndësishëm në vlerësimin e nëpunësve.

Edi Rama: Merita është një domosdoshmëri për të shërbyer në shtet. Shqipëria është rreshtuar e para në rajon për administratën publike dhe përmirësimet në administratën publike. Përtej indekseve, është njeriu që kërkon nga administrata shërbim cilësor, kërkon karrierë përmes meritës së tij. Është njeriu që brenda administratës kërkon që merita të jetë kushti për ngjitjen e shkallëve të karrierës.

Qytetari nuk takohet me indekset globale, strategjitë, apo programet dhe as nuk e shikon veten nëpër pasqyrat ku reflektohet përmirësimi i Shqipërisë, por ai takohet me shtetin në një eksperiencë personale. Prandaj ne e kemi marrë këtë hap transformues, jo shumë të bujshëm, por të thellë, duke nisur nga BESA, duke vazhduar me Pasqyrën dhe me Praninë Besnike dhe sot kemi një komponent të ri, që është Shkalla e Meritës.

Përtej përmirësimeve dhe rritjes së konsiderueshme të pagave, ajo çka mbetet shumë serioze, është  që shumica dërrmuese e nëpunësve thonë që ‘se punon se s’punon kjo duket sikur nuk ka rëndësi për atë që vlerësohesh e të rritesh në karrierë’. Ajo që e bën më negative është që nuk ka pasoja negative për ata që nuk punojnë. Ndërkohë që pjesa më e vogël mbajnë një pjesë shumë të madhe dhe nuk shohin dallim për mënyrën se si vlerësohen./Dosja.al

55 MINUTA ME PARE

Kryeministri Rama prezanton reformën “Shkalla e Meritës” : Administrata t’u përshtatet reformave për në BE

Kryeministri Rama prezanton reformën “Shkalla e Meritës”:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme reformën “Shkalla e Meritës”. Ai e cilësoi këtë si një reformë për një administratë profesionale, të përgjegjshme dhe të denjë për Shqipërinë 2030 anëtare të Bashkimit Europian. Gjatë fjalës së tij, Rama pranoi se në të kaluarën ka pasur skepticizëm për mundësitë e zhvillimit dhe rritjes reale të administratës publike shqiptare.

Kjo veçanërisht përballë sfidave që do të sillte procesi i negociatave me Bashkimin Europian. Më tej ai tha se përgatitja e administratës për këtë proces ka qenë një nga surprizat më të mirëpritura, ndërsa vlerësoi punën e përfaqësuesve shqiptarë gjatë negociatave.

Edi Rama: E vërteta është që e kam thënë dhe herë të tjera, që vetë unë kam qenë shumë skeptik, për mundësitë e rritjes reale të administratës sonë. Jo vetëm skeptik, por edhe i shqetësuar, që pasi ne të realizonim me sukses daljen nga tuneli që ne qëndruam për disa vite, për të hapur negociatat me BE, do të gjendeshim në një pozitë tejet të vështirë. Nëse administrata jonë do të përballonte negociatat. Ka qenë një nga surprizat më të mirëseardhura. Sepse ajo çka reflektohej si skuadra e madhe e përfaqësuesve të Shqipërisë, ishte një administratë shqiptare krejt tjetër, nga ajo që unë vetë kisha ndërmend. Sepse dhe unë vetë isha i ndikuar nga presioni i thashethemnajave dhe presionit të administratës. Padyshim që, kur ne e kuptuam këtë në një test kaq sfidues, kuptohet që ne mund të shtyjmë më tutje./Dosja.al

Sondazh

Poll

Berisha: PD do të shfrytëzojë çdo hapësirë ligjore

Berisha: PD do të shfrytëzojë çdo hapësirë ligjore

Kishin hapur exchange pa licencë/Ekzekutohen masat e sigurimit për 14 persona! 11 në 'arrest shtëpie

Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive

Berisha: Deputetët ranë tek këmbët e Padrinos dhe të narko-trafikantit Taulant Balla

Operacioni në Lezhë/ Zbardhen EMRAT e tre të arrestuarve, u kapën të armatosur dhe me skafandra!

Berisha: Mandatet e krimit u hodhën si shigjeta kundër qytetarëve të 15 bashkive!

Balla-opozitës: Nuk ka prova për hetim parlamentare, rrezik për mbivendosje ndaj SPAK

Reshjet e shiut Lezhë, ndërpritet energjia elektrike

Reshje intensive shiu, rrugët në Vlorë nën ‘pushtetin’ e ujit

Kaos nga moti i keq, mbi 30 fshatra në Fier, Patos dhe Mallakastër pa energji elektrike

Përmbytet Durrësi, rrugët mbulohen nga uji, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Berisha-Sinajt: Brenda 3 ditësh u shndërrove në eunuk!

Balluku mbërrin në Kuvend për të votuar "Territorialen", Bardhi hedh ujë në drejtim të saj

Rama terror deputetëve, Braçe, Sinaj e Spiropali në rresht për një pro Territoriales

Tensionet në Kuvend/ Bardhi qëllon Ramën me bidonin e ujit, Balliu e godet me vezë: O plehre

‘Territorialja’ miratohet në Kuvend me 85 vota/ Opozita bllokon foltoren

Nga deklaratat e forta kundër, tek votimi pro/ Braçe pas miratimit të reformës territoriale

Berisha ironizon Spiropalin: Fjalimin shoqëroje me votë ndryshe do regjistrohesh si hipokrite

Dule në Kuvend: Deputetët e PS nuk kanë parasysh interesat e vendit, janë të shantazhuar nga...

Spahia: Është një copëtim i hartës territoriale për interesa të Edi Ramës, ai ka frikë nga vota...

Spiropali paralajmëron votën kundër: Nuk është kjo reforma që duhet, nuk jemi kartonë këtu

Berisha: Nesër do të ngremë shtyllat e turpit dhe do të shkruajmë me gërma të zeza emrat...

Korreshi me tone ironike në Kuvend: Ça reforme doni ju, kallami është bërë si hu nëpër parcela

Blushi i ashpër në Kuvend: Esat Pasha është ringjallur por Avni Rustemi nuk vdes kurrë!

Vatër zjarri në Kotë të Selenicës, zjarrfikëset në vendngjarje

Berisha: Xhaçka ka luajtur kontrabandën e armëve me të shoqin kur ishte ministre e Mbrojtjes!

Protesta e 131-të/ Qytetarët kundër Reformës Territoriale: Shkrini qeverinë, jo bashkitë

GJKKO pezulloi dënimin, momenti kur Greta Gjoci del nga burgu i Pojskës me foshnjën në krah

Korreshi: Banorët nuk e duan bashkimin e Divjakës me Lushnjën!

Korreshi nuk i kursen batutat për Hartën Territoriale: Keni futur sharjen mes Divjakës dhe Lushnjës

Vatër zjarri në Gjirokastër, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse

Avokati i çiftit Mataj: Skandali i vjedhjes shtrihet në gjithë Shqipërinë

Banorët e Kelmendit ngrihen në protestë kundër ndërtimit të tre hidrocentraleve...

Mazniku: Reforma nuk është vetëm çështje hartash, duhen edhe kompetenca

Braçe kritikon Reformën Territoriale: Kjo nuk ndryshon kufijtë, por jetën e njerëzve

Kritikat e Braçes për Reformën Territoriale, deputetit i heqin mikrofonin

Përplasje Klosi-Berisha në Kuvend: Doni apo s’doni ju ne do ta votojmë reformën...

Berisha: Me pseudo-reformën territoriale po shtroni Shqipërinë për ta vjedhur më shumë!

Berisha: Po shuani bashkitë me një votë, po i hiqni shqiptarëve shërbimet dhe investimet!

Hetimet mbi tenderët publikë/ Paraqitet në SPAK drejtoresha e KESH, Viola Haxhiademi

"Çmendet" policia, dhunon në mënyrë shtazore protestuesit me grushta

Protesta kundër Territoriales, momenti kur policia kap zvarrë kryebashkiakun e Memaliajt

E tmerrshme/ Policia dhunon në mënyrë shtazore qytetarët, i ulin në tokë dhe i gjuajnë me shqelma

Berisha-Maznikut: Pse ti je këtu dhe Erion Veliaj është në burg për të njëjtat krime?

Provokoi protestuesit, qytetari gjuan me shpullë djalin e Paulin Sterkajt

Korreshi nxjerr foton e efektivit: Shan dhe i tregon hallatet protestuesve, se i ka si të Adi Hilës

Propozimi i Berishës: Të shkojmë në referendum për Reformën Territoriale

Policia përplaset me protestuesit, hedh spraj me shumicë ndaj qytetarëve, shoqërohet një person

Berisha: Balla arreston rivalët e bandave në këmbim të votave, ky është më bandit se këta

Tensionohet situata në protestë, hidhen lëndë piroteknike