Flash

Email-e kërcënuese drejt adresave qeveritare, AKSHI: Rasti nën hetim, po marrim masat e nevojshme

Lapsi.al 9 October 2026

Email-e kërcënuese drejt adresave qeveritare, AKSHI: Rasti nën

Emaile kërcënuese drejt disa adresave qeveritare janë konstatuar ditën e sotme nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit. Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare, ka nisur verifikimi dhe hetimi i rastit.

AKSHI bën me dije se po merr gjithashtu masat e nevojshme.

Njoftimi i plotë:

Vëmendje!

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka konstatuar sot komunikime me përmbajtje kërcënuese, të dërguara në disa adresa elektronike qeveritare që monitorohen nga institucioni.

Rasti po verifikohet dhe hetohet në bashkëpunim të ngushtë me institucionet dhe autoritetet përkatëse, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

AKSHI po monitoron në vijimësi situatën dhe po merr masat e nevojshme, në përputhje me përgjegjësitë institucionale dhe procedurat përkatëse.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI