Rama njofton krijimin e Ministrisë së Administratës Publike javën e ardhshme, kush pritet ta drejtojë

9 Tetor 2026 | 16:01

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të ngrihet Ministria e Administratës Publike, një institucion i ri që, sipas tij, do të ketë rol të rëndësishëm në modernizimin e administratës shtetërore dhe avancimin e Shqipërisë drejt integrimit europian.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë argumentoi se administrata publike është kthyer në një nga çështjet kryesore të agjendës qeveritare, duke e cilësuar atë si një element thelbësor për ndërtimin e mëtejshëm të shtetit europian.

“Do të krijojmë javën e ardhshme Ministrinë e Administratës Publike, pikërisht sepse tanimë tema e administratës publike është një temë shumë qendrore e punës së qeverisë, por është një temë shumë qendrore edhe e shtetbërjes së mëtejshme europiane të Shqipërisë”, u shpreh Rama.

Sipas kryeministrit, krijimi i këtij institucioni synon të zgjerojë fushën e përgjegjësive dhe objektivat për përmirësimin e funksionimit të administratës, duke ndjekur praktikat e vendeve të tjera europiane.

“Është nevoja që, përmes Ministrisë së Administratës Publike, një model që e kanë shumë vende të tjera europiane, ne të zgjerojmë gamën e detyrave, gamën e punëve dhe, patjetër, edhe gamën e ambicieve për të ngritur më lart shtetin europian të shqiptarëve”, deklaroi kryeministri.

Sa i përket drejtimit të ministrisë së re, Rama la të kuptohet se këtë përgjegjësi pritet ta marrë Adea Pirdeni, aktualisht ministre e Shtetit për Administratën Publike. Ai vlerësoi se drejtimi i institucionit duhet t’i besohet pikërisht strukturës që mbulon aktualisht këtë fushë.

“Në këndvështrimin tim nuk diskutohet që Ministrinë e Administratës Publike mund ta drejtojë vetëm ministria e shtetit për Administratën Publike”, tha Rama.

Në përfundim, kryeministri falënderoi përfaqësuesit e administratës publike për angazhimin e tyre, ndërsa ngritja e ministrisë së re pritet të zyrtarizohet javën e ardhshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kërkesa për përjashtimin e tij, Bardhi: Jo 60 ditë, por bëjini 4 vjet! Shkelni rregulloret dhe Kushtetutën

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga debati i zhvilluar në Kuvend pas miratimit...
15:54 | 09/10/2026

Rama: Do kalojnë në testime, vlerësimi në administratë do të nisë nga drejtuesit e lartë

Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të “Shkallës së Meritës” si një tjetër komponent të procesit të transformimit të administratës, krahas nismave të tjera, si BESA...
15:45 | 09/10/2026

“Shkallën e Meritës”, Rama: Duhet të rrisim profesionalizmin në administratë, nuk ka pasoja për ata që nuk punojnë

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në një takim gjatë prezantimit të “Shkallës së Meritës”, të cilën Rama e cilëson një administratë profesionale dhe të denjë...
15:35 | 09/10/2026