E premte, 9 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Pas kërkesës së PS-së për ndëshkimin e tij, Bardhi: Shkelni rregulloret dhe Kushtetutën

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar pas kërkesës për ndëshkim, për shkak të tensioneve të krijuara në Kuvend.

Bardhi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për shkelje të rregulloreve dhe Kushtetutës dhe kundërshtoi afatin 60-ditor të përjashtimit.

Reklamë

“Jo 60 ditë, por bëjini 4 vjet! Shkelni rregulloret dhe Kushtetutën! Bëni gjithçka që keni në dorë. Prapëseprapë, frikën e Edi Ramës nuk keni për ta zhdukur dot.

Edi Rama është i vetmi kryeministër që ka nevojë për votën e një personi të akuzuar për korrupsion, si Belinda Balluku, për të shkatërruar jetën e qytetarëve dhe për të fshirë nga harta 15 bashki.

Reklamë

Është i vetmi kryeministër në botë që shkon në Kuvend për të votuar, i rrethuar nga 40 efektivë të Gardës së Republikës. Sepse ai e di më mirë se kushdo se llogaritë nuk i ka me deputetët e opozitës, por me qytetarët, të cilët i ka braktisur dhe i ka dhunuar prej 13 vitesh“, shkruan Bardhi.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.