web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PS kërkoi përjashtimin e tij për 60 ditë nga Kuvendi/ Reagon Gazment Bardhi

9 Tetor 2026, 16:22, Politikë CNA

PS kërkoi përjashtimin e tij për 60 ditë nga Kuvendi/ Reagon

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pasi Partia Socialiste kërkoi përjashtimin e tij nga punimet e Kuvendit për 60 ditë, pas tensioneve të regjistruara gjatë seancës parlamentare.

Përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, Bardhi shprehet se nuk i trembet një përjashtimi as për 4 vite.

Bardhi shkruan se kryeministri Edi Rama nuk i ka llogaritë me deputetët e opozitës, por me qytetarët.

“Jo 60 ditë, por bëjini 4 vjet! Shkelni rregulloret dhe Kushtetutën! Bëni gjithçka që keni në dorë. Prapëseprapë, frikën e Edi Ramës nuk keni për ta zhdukur dot.

Edi Rama është i vetmi kryeministër që ka nevojë për votën e një personi të akuzuar për korrupsion, si Belinda Balluku, për të shkatërruar jetën e qytetarëve dhe për të fshirë nga harta 15 bashki.

Është i vetmi kryeministër në botë që shkon në Kuvend për të votuar, i rrethuar nga 40 efektivë të Gardës së Republikës. Sepse ai e di më mirë se kushdo se llogaritë nuk i ka me deputetët e opozitës, por me qytetarët, të cilët i ka braktisur dhe i ka dhunuar prej 13 vitesh!”,-shkruan Bardhi./CNA

 





Lajmet e fundit nga