Begaj takim me senatorët Shaheen dhe Durbin, i pranishëm edhe ambasadori Wendt
Presidenti, Bajram Begaj këtë të premte priti në Pallatin e Brigadave Senatorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin. Begaj i dekoroi ata me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”.
Senatorët gjithashtu shoqëroheshin në këtë takim nga ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Eric Wendt. Gjatë takimit, Begaj vlerësoi partneritetin strategjik dhe aleancën e qëndrueshme mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të mbështetur në vlera të përbashkëta demokratike dhe angazhimin për sigurinë Euroatlantike.
Ai gjithashtu shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme amerikane ndaj Shqipërisë në proceset e integrimit Euroatlantik, forcimit të institucioneve demokratike, reformës në drejtësi dhe rritjes së kapaciteteve mbrojtëse.
Begaj theksoi rëndësinë e vijimit të bashkëpunimit në kuadër të NATO-s dhe, gjithashtu, rëndësinë e pranisë dhe angazhimit të Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor për ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe perspektivës Euroatlantike të rajonit, si dhe kontributin e tyre në sigurinë e Kosovës përmes misionit të KFOR-it.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua Bordit të Paqes, ku Shqipëria mbështet nismat ndërkombëtare që synojnë dialogun dhe bashkëpunimin.
“Bashkëpunimi i shkëlqyer politik krijon mundësi për konkretizim të bashkëpunimit në fusha, si: energjia, investimet, mbrojtja, mbrojtja kibernetike dhe infrastruktura”, u shpreh Begaj.
Ai vlerësoi kontributin e veçantë të senatorëve amerikane në forcimin e partneritetit strategjik ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe mbështetjen e vazhdueshme për integrimin euroatlantik të Shqipërisë, paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.
Presidenti Begaj nënvizoi gjithashtu mbështetjen e senatorëve për Nismën “ Western Balkans Democracy and Prosperity Act”, e konkretizuar në ligj dhe që synon forcimin e bashkëpunimit ekonomik, demokratik dhe institucional në rajon.
Kërkesa për përjashtimin e tij, Bardhi: Jo 60 ditë, por bëjini 4 vjet! Shkelni rregulloret dhe Kushtetutën
Rama: Do kalojnë në testime, vlerësimi në administratë do të nisë nga drejtuesit e lartë
Flet avokati që ‘theu’ bojkotin në GJKKO për të liruar nënën me dy fëmijë
- 17:15 Turbulencat e forta plagosin 8 persona, devijohet fluturimi nga Nju Jorku për në Miami
- 17:10 Pasi kreu sulmin ndaj një cisterne nafte, Irani kërcënon të shënjestrojë anije përtej Hormuzit
- 17:09 Protestat në Francë, OKB: Po ndjekim me shqetësim incidentet
- 17:04 Tornadoja godet Siçilinë, të plagosur dhe dëme të shumta në ndërtesa e automjete
- 16:59 Gjenden dy pikturat e vjedhura të Renoir, arrestohen 6 persona
- 16:56 Rubio: Aleatët të vënë nën kontroll Gjykatën Penale Ndërkombëtare, ose Amerika do e çmontojë pjesë-pjesë