I ftuar në një lidhje Skype në edicionin e pasdites në Syri TV, Drejtuesi i Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se përmes reformës territoriale synon centralizimin e pushtetit dhe largimin e mëtejshëm të shërbimeve nga qytetarët.
Alimehmeti kritikoi edhe deputetët e Partisë Socialiste, të cilët votuan pro reformës, duke theksuar se ata nuk përfaqësuan interesat e qytetarëve që u kanë besuar mandatin.
Ai u shpreh se reduktimi i numrit të bashkive dhe largimi i shërbimeve publike, arsimit, shëndetësisë dhe sigurisë nga zonat e banuara po i vështirëson jetën qytetarëve dhe po nxit shpopullimin.
“Objektivi i Ramës ka qenë centralizimi i çdo lloj pushteti, në këtë rast i pushtetit vendor”, deklaroi Alimehmeti, duke shtuar se deputetët socialistë kishin përgjegjësinë ta ndalnin nismën, pasi edhe një ose dy vota kundër do të mjaftonin që ligji të mos kalonte.
Pjesë nga intervista:
Kemi parë ashtu siç e kanë parë të gjithë, që për interesat e një personi, edhe pak persona të lidhur me të, merret i gjithë shteti dhe kthehet në një ligj të tillë. Kjo reformë territoriale, që nuk e përqafon askush tjetër, përveç Edi Ramës dhe ndonjë kokrre rrotull tij.
Gjithë votat që mori, ashtu si mori votat e Partisë Socialiste, pavarësisht fjalëve lart e poshtë, bëmave të mëdha. Fjalë të mëdha kanë shumë këta, por kur vjen puna te veprat, mungojnë. Deputetët e Partisë Socialiste, kur vjen puna aty, ata votuan kundër interesave të njerëzve që përfaqësojnë, duke qenë dhe të qartë se ndoshta dikush mund të thotë: “U gënjeva, gabova”. Shkuan dhe treguan fare mirë që ata nuk kanë më mandat deputeti. Pra, këta njerëz unë nuk i quaj më deputetë.
Deputeti ka një vullnet të vetin dhe e shpreh atë. Kjo është përfaqësimi.
Nëse partia qenka një person, atëherë të japim një numër të caktuar një personi të vetëm dhe të mos bëjmë diskutime të tilla më.
Kemi njerëz që kanë dalë dhe nga listat e hapura, p.sh. zoti Braçe, i cili, për më tepër, ka qenë më përpara deputet me kohë i zonës së Divjakës.
Diskutimi i madh që ka pasur gjithmonë Rama, objektivi i Ramës ka qenë centralizimi i çdo lloj pushteti, në këtë rast i pushtetit vendor. Afrimi, zvogëlimi gjithmonë e më shumë i numrit të njerëzve që të kenë mundësi për të thënë diçka, për të bërë diçka, dhe në këtë rast vazhdon zbritja e numrit të bashkive, me më pak shërbime për njerëzit. Por, sa kohë për të do të thotë centralizim, është OK me të, sepse do të arrijë, siç e kemi thënë dhe herë të tjera, do të arrijë shpopullimin në vend. Kjo është axhenda.
Pra, largon pushtetin vendor, shërbimet, arsimin, shëndetin, sigurinë, pjesën e drejtësisë, kadastrën, pra, duke larguar të gjitha gjërat, duke ua bërë jetën ferr njerëzve në shtëpitë e tyre, në zonat e tyre, ai tenton dhe synon, dhe po arrin, shpopullimin e këtyre zonave.
Dhe ky është qëllimi. Dhe ata deputetë të Partisë Socialiste kanë pasur detyrë ta ndalnin dje, sepse tani që ajo u vendos me këtë numër votash, është shumë e vështirë zhbërja e kësaj situate. Jo që është e pamundur, por është shumë e vështirë.
Dhe kush kishte pak sy aty, ata kishin përgjegjësi madhore, që secili prej atyre deputetëve ka pasur mundësi ta hidhte poshtë. Një, dy deputetë mjaftonin dhe ligji nuk kalonte.
© SYRI.net
Skandali/ Portreti i Napoleon Zervës ekspozohet në Galerinë e Artit në Derviçan të Dropullit
‘PS është një sekt’/ Kedhi: Shqiptarët nëse e duan atdheun e tyre, të ngrihen sot dhe ta shpëtojnë. Nesër është vonë
Kërkesa e PS për përjashtim, Bardhi: Bëni gjithçka që keni në dorë, por frikën e Ramës nuk e zhdukni dot