Dy të vrarë e një i plagosur në Gjilan

Dy të vrarë e një i plagosur në Gjilan

17:09, 09/10/2026

Dy persona janë vrarë e një është plagosur nga të shtënat me armë në Livoç të Ulët të Gjilanit të premten. I dyshuari është dorëzuar.

Siç ka njoftuar Policia, në vend të ngjarjes brenda veturës është gjetur i vdekur një burrë 30-vjeçar, ndërsa në Spitalin e Gjilanit është dërguar pa shenja jete një grua po ashtu rreth 30-vjeçare. 

Ndërkohë, një tjetër person që është lënduar nga arma e zjarrit, është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas njoftimit të Policisë, dyshohet se mes të dyshuarit dhe viktimave ekziston lidhje familjare. Deri tash, nuk dihet motivi që ka çuar në këtë ngjarje.

Policia ka thënë se i dyshuari është dorëzuar, ndërsa është sekuestruar edhe arma që dyshohet se u përdor në rast. /Koha/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco