Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

E RËNDË në Greqi, rafineria e “Motor Oil” shpërthen dhe djeg dy shqiptarë, njëri VDES në spital, tjetri në luftë për jetën (EMRAT-NGJARJA)

Shkruar nga Newsbomb
E RËNDË në Greqi, rafineria e “Motor Oil”
 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të premteje rreth orës 11:00 në një rafineri në Greqi, ku një shpërthim i fuqishëm la të plagosur dy shqiptarët: Dorian Hysa dhe Robert Cakaj.

Ndërsa një lajm i trishtë ka mbërritur pasditen e sotme pasi bëhet me dije se 43-vjeçari Robert Cakaj nuk ka arritur t’u mbijetoi plagëve të marra dhe ka dhënë frymën e fundit pasditen e sotme në spital.
Ndërsa 50-vjeçari Dorian Hysa bëhet me dije se vijon të trajtohet në gjendje kritike, i intubuar në repartin e terapisë intensive.

Sipas mediave greke mësohet se kontraktori i kompanisë së jashtme që kryente punimet u shoqërua në komisariatin e Agioi Theodorit. Ndërsa mësohet se prokurori ka kërkuar që ai të arrestohet.

Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, ndërsa kompania Motor Oil ka shprehur ngushëllimet për familjen e viktimës dhe ka deklaruar se po bashkëpunon me autoritetet për zbardhjen e ngjarjes.

Çfarë ndodhi paraditen e sotme:

Punëtorët janë lënduar gjatë punës në zonën përreth fabrikës nga një ekip i jashtëm.

Sipas të njëjtit informacion, një kapak u shpërthye nga dekompresimi i gazit pa ndezje, duke rezultuar në lëndime serioze.

Bazuar në informacionin, dy punonjësit që punonin në punishten e një kontraktori po kryenin punime mirëmbajtjeje në shkëmbyesit e nxehtësisë në njësinë U-607.

Dy punonjësit u transportuan në spital me ambulancë të kompanisë , fillimisht në Korinth dhe më pas në Thriasio. Por fatkeqësisht 4-vjeçari Robert Cakaj nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese