Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Vëlla e motër vriten me armë zjarri në Gjilan, një tjetër plagoset, i dyshuari dorëzohet në polici

Vëlla e motër vriten me armë zjarri në Gjilan, një tjetër plagoset, i dyshuari dorëzohet në polici

17:30, 09/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Gjilan të Kosovës ku një burrë dhe një grua janë qëlluar me armë zjarri ndërsa një person i tretë ka mbetur i plagosur.

Policia ka njoftuar se i dyshuari është vetëdorëzuar dhe se arma e zjarrit është sekuestruar.

Dyshohet se viktimat janë motër dhe vëlla, rreth 30-vjeçarë,

Viktima burrë është gjetur pa shenja jete në vendin e ngjarjes, ndërsa viktimës grua i është konstatuar vdekja në Spitalin Rajonal të Gjilanit.

Mësohet se i plagosuri është xhaxhai i gruas që dyshohet se u vra nga burri i saj.  Dyshimet e para janë se ngjarja ka ndodhur pas kërkesës për divorc nga ana e gruas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco