AKTUALITET /

Shpërthim në rafinerinë “Motor Oil” në Greqi. Vd*s 43-vjeçari Robert Cakaj. Një 50-vjeçar shqiptar në gjendje kritike

Pas disa orësh, 43-vjeçari Robert Cakaj ndërroi jetë nga plagët e marra, ndërkohë, 50-vjeçari Dorian Hysa vijon të trajtohet i intubuar dhe ndodhet në gjendje kritike, pasi ka pësuar dëmtime të rënda në kokë.

Shkruar nga Versus

Shpërthim në rafinerinë “Motor Oil” në Greqi.

Një shpërthim i fuqishëm në ambientet e rafinerisë “Motor Oil”, në Agioi Theodoroi të Greqisë, i ka marrë jetën 43-vjeçarit shqiptar Robert Cakaj, ndërsa një tjetër punëtor, 50-vjeçari Dorian Hysa, ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Mediat greke shkruajnë se, ngjarja ndodhi pak pas orës 11:00 të ditës së sotme, gjatë punimeve të mirëmbajtjes në rafineri. Shpërthimi shkaktoi disa të plagosur, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Shpërthim në rafinerinë “Motor Oil” në Greqi.

Fillimisht, dy punëtorët e plagosur rëndë u transportuan në Spitalin e Korinthit, ku mbërriti edhe një person i tretë me probleme të lehta respiratore. Për shkak të gjendjes së tyre, dy të plagosurit rëndë u transferuan më pas në spitalin Thriasio.

Pas disa orësh, 43-vjeçari Robert Cakaj ndërroi jetë nga plagët e marra. Ndërkohë, 50-vjeçari Dorian Hysa vijon të trajtohet i intubuar dhe ndodhet në gjendje kritike, pasi ka pësuar dëmtime të rënda në kokë.

Në një deklaratë zyrtare, kompania “Motor Oil” bëri të ditur se aksidenti ndodhi gjatë një procesi të gjerë mirëmbajtjeje parandaluese në rafineri. Sipas saj, punëtorëve iu dha menjëherë ndihma e parë dhe u transportuan në spital, ndërsa u aktivizuan protokollet e sigurisë dhe reagimit ndaj emergjencave.

Ndërkohë, sipas informacioneve nga mediat greke, prokurori ka kërkuar arrestimin e kontraktorit në lidhje me ngjarjen. Rrethanat e shpërthimit dhe shkaqet që çuan në aksident po hetohen./Versus.al

Poll