web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Miliarda për Messin, zbulohet pasuria e argjentinasit

9 Tetor 2026, 17:41, Sport CNA

Miliarda për Messin, zbulohet pasuria e argjentinasit

Pas tërheqjes nga kombëtarja e Argjentinës, Lionel Messi ka përqendruar aktivitetin e tij te futbolli i klubeve dhe sipërmarrjet e tij në biznes.

Gjatë më shumë se dy dekadave në futbollin elitar, sulmuesi argjentinas ka ndërtuar një nga profilet më të fuqishëm financiarë në sportin botëror, me të ardhura bruto të vlerësuara në rreth 1.6 miliardë euro.

Sipas të dhënave të publikuara nga revista Forbes, të ardhurat totale bruto të Messi-t arrijnë në 1.8 miliardë dollarë. Nga kjo shumë, 1.2 miliardë dollarë janë gjeneruar nga pagat dhe kontratat me klubet ku ka luajtur, si Barcelona, Paris Saint-Germain dhe së fundmi Inter Miami.

Ndërkohë, 600 milionë dollarë të tjerë vijnë nga marrëveshjet tregtare, reklamuese dhe aktivitete të tjera jashtë fushës së blertë.

Përvoja e tij në Shtetet e Bashkuara me Inter Miami përfshin një kontratë të vlefshme deri në fund të vitit 2028, e cila i siguron argjentinasit një paketë financiare nga 70 deri në 80 milionë dollarë në vit, ku përfshihen paga bazë dhe përfitimet e lidhura me të drejtat e imazhit.

Krahas kësaj, një pjesë e konsiderueshme e të ardhurave sigurohet nga partneriteti me kompaninë Adidas i nisur në vitin 2006, si dhe investimet e tij në sektorin e pasurive të paluajtshme dhe turizmit.





Lajmet e fundit nga