Sanksionet e SHBA-së ndaj GJPN-së, BE: Është për të ardhur keq!
Bashkimi Evropian e cilësoi si një veprim që është për të ardhur keq njoftimin e Shteteve të Bashkuara për vendosjen e sanksioneve ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJPN), duke riafirmuar mbështetjen për pavarësinë dhe funksionimin e institucionit.
Në një deklaratë, Komisioni Evropian theksoi se BE-ja ka qenë një mbështetëse e vazhdueshme e gjykatës dhe u zotua të bashkëpunojë ngushtë me të për të garantuar vazhdimësinë e punës së saj.
Blloku evropian bëri të ditur gjithashtu se do të koordinohet me 125 shtetet palë të Statutit të Romës, traktatit themelues të gjykatës, për të mbrojtur pavarësinë dhe misionin e saj.
Duke vënë në dukje se sanksionet e njoftuara nga Uashingtoni nuk do të hyjnë në fuqi për gjashtë muaj, BE-ja la të hapur mundësinë e dialogut me administratën amerikane. Megjithatë, ajo sinjalizoi se është e gatshme të ndërmarrë masa për të garantuar vazhdimësinë e veprimtarisë së gjykatës dhe për të mbrojtur interesat e operatorëve evropianë brenda Tregut të Përbashkët.
“BE-ja është e gatshme të ndërmarrë çdo masë të nevojshme për t’i mundësuar Gjykatës të kryejë punën e saj si në hetimin ashtu edhe në ndjekjen penale të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit”, thuhet në deklaratën e Komisionit Evropian.
Reagimi i Brukselit erdhi pas njoftimit të sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, për sanksione të reja ndaj GJPN-së. Rubio paralajmëroi se Uashingtoni do të ndërmarrë hapa për ta mbyllur gjykatën nëse ajo nuk ndalon veprimet që administrata amerikane i konsideron kërcënime ndaj sovranitetit të SHBA-së.
Cilat vende evropiane po fitojnë garën e financimit të teknologjisë?
Erdogan: Bota ka humbur besimin te OKB-ja, përpjekjet për zhbllokimin e Hormuzit kanë dështuar
Hipopotami fundos varkën në Kongo, humbin jetën nëna dhe dy fëmijët e saj
- 17:52 Ronaldo pezullohet përkohësisht nga Portugalia, rrezikon të mungojë deri në 6 muaj
- 17:48 Cilat vende evropiane po fitojnë garën e financimit të teknologjisë?
- 17:33 Aksident në aksin Pogradec-Lin, përplasen dy automjete! Një i lënduar (VIDEO)
- 17:27 Shpërthim në një rafineri në Greqi, humb jetën 43-vjeçari shqiptar! Në gjendje kritike një tjetër
- 17:25 Erdogan: Bota ka humbur besimin te OKB-ja, përpjekjet për zhbllokimin e Hormuzit kanë dështuar
- 17:21 Hipopotami fundos varkën në Kongo, humbin jetën nëna dhe dy fëmijët e saj