Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vetëm 3 orë drejtor në Kadastrën e Elbasanit, dorëhiqet Everest Kazheli! Drejtuesi i ri shkon nga Tirana

Shkruar nga Newsbomb
Vetëm 3 orë drejtor në Kadastrën e Elbasanit, dorëhiqet
Kadastra e Elbasanit

Everest Kazheli ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Elbasan, vetëm tre orë pasi ishte emëruar në këtë detyrë. Në vend të tij është caktuar Gentian Mahmutaj, i cili deri më tani mbante postin e përgjegjësit të sektorit tekniko-ligjor në Drejtorinë e Përgjithshme të ASHK-së.

Lëvizja vjen pak orë pas ndryshimit në drejtimin e institucionit, ndërsa arsyet e largimit të Kazhelit nuk janë bërë ende publike.

Kazheli drejtonte më parë Kadastrën e Fierit, një institucion që është përballur me hetime dhe çështje të bujshme të lidhura me tjetërsimin e pronave. Më herët, ai ka drejtuar edhe strukturën vendore të Kadastrës në Lushnjë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese