EMRAT/ Burri vr*t gruan dhe vëllanë e saj, rëndë vëllai tjetër. Detaje të reja nga krimi në Gjilan
Është identifikuar personi i dyshuar për ngjarjen e rëndë që tronditi Gjilanin, ku dy persona mbetën të vrarë dhe n...
Është identifikuar personi i dyshuar për ngjarjen e rëndë që tronditi Gjilanin, ku dy persona mbetën të vrarë dhe n...
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, po kalon një fillim të shkëlqyeshëm te Fenerbahçe, duke e justifikuar ...
Policia greke ka sekuestruar rreth 36 kilogramë kanabis të papërpunuar gjatë një aksioni antidrogë në Janinë. Sipas me...
Vrasja e gjyqtarit të Apelit Tiranë, Astrit Kalaja, në datën 6 Tetor 2025 në sallën e gjyqin ka qënë e programuar 4 di...
Leli Kaja, administratori i inceneratorit të Elbasanit, i arrestuar nga SPAK për korrupsion është liruar nga burgu duke u caktuar masa arr...
Në një reagim sqarues ndaj disa artikujve të publikuar në mediat e majta amerikane, Jared Kushner ka reaguar për projektin e zhvillim...
Në vendimin e saj, Gjykata Kushtetuese ka vendosur shfuqizimin e vendimit të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, të dat&eu...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se PD ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme vendore dhe do të marrë pjes...
Tre persona janë arrestuar nga Policia në kuadër të operacionit të koduar “Detajet”, pasi dyshohet se kishin planifikuar ...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar ashpër pas miratimit të Reformës Territoriale n&...
Është identifikuar personi i dyshuar për ngjarjen e rëndë që tronditi Gjilanin, ku dy persona mbetën të vrarë dhe një tjetër u plagos.
Bëhet fjalë për Valon Ramushin, i cili dyshohet se ka shtënë me armë ndaj bashkëshortes së tij dhe dy vëllezërve të saj në zonën e Livoqit.
Sipas informacioneve fillestare, si pasojë e të shtënave gruaja e tij dhe njëri prej vëllezërve të saj kanë mbetur të vdekur, ndërsa vëllai tjetër është plagosur dhe është dërguar për trajtim mjekësor.
Nga ngjarja e rëndë ka humbur jetën Nafije Bogujevci dhe vëllai i saj, Egzon Bogujevci, ndërsa një tjetër vëlla i saj, Mazllum Bogujevci, ka mbetur i plagosur rëndë.
Ngjarja dyshohet se lidhet me një ngatërresë të mëhershme, ndërsa motivi i plotë dhe dinamika e rastit ende janë duke u hetuar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësi të shumta policore, hetuesit dhe dy prokurorë të shtetit, të cilët po koordinojnë veprimet hetimore.
Këqyrja e vendit të ngjarjes dhe mbledhja e provave po vazhdojnë, ndërsa priten detaje të tjera për rrethanat që çuan deri te vrasja e dyfishtë dhe plagosja.
Njoftimi i plotë i policisë:
Sot, më 09.10.2026, rreth orës 14:25, Policia e Kosovës, përkatësisht Stacioni Policor në Gjilan, ka pranuar një informatë lidhur me të shtëna me armë zjarri në fshatin Livoç i Ulët, në Komunën e Gjilanit.
Menjëherë pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, si dhe dy prokurorë të Shtetit, me ç’rast është konstatuar se bëhet fjalë për një incident të rëndë, ku dyshohet se nga arma e zjarrit është vrarë një person i gjinisë mashkullore, rreth 30-vjeçar, i cili është gjetur brenda një veture. Po ashtu në vendin e ngjarjes ka dal edhe Drejtori i DRP, Gjilan.
Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan është sjellë pa shenja jete një person i gjinisë femërore, rreth 30-vjeçare, e cila dyshohet se po ashtu është vrarë nga arma e zjarrit nga i njëjti i dyshuar.
Ndërkohë, një person tjetër, i cili ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit, pas marrjes së ndihmës së parë në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për trajtim të mëtejshëm mjekësor.
Sipas informatave fillestare, dyshohet se në mes të të dyshuarit dhe viktimave ekziston një lidhje familjare. Deri në këtë fazë të hetimeve, motivi që ka çuar në këtë ngjarje të rëndë ende nuk dihet.
I dyshuari është vetëdorëzuar,ndërsa gjatë veprimeve policore është sekuestruar edhe një armë zjarri, e cila dyshohet se është përdorur në rast.
Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe njësitë relevante hetimore, është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të ngjarjes, përcaktimit të motivit dhe dokumentimit të rastit.
Një grua ka humbur jetën dhe një person tjetër ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri të regjistruara pasdit...
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas miratimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuar...
Bashkimi Evropian ka deklaruar se ndryshimet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit t...
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur të enjten në takim kryeministrin Albin Kurti, në takimin e parë mes tyre pas mar...
Diplomatja Edit Harxhi ka folur të mërkurën në emisionin “Noë me Erla Mëhillin” për zgjedhjen e Justina Shiroka...
Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka thënë të mërkurën për Radion Evropa e Lirë se ndihet “thellës...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga ceremonia e inaugurimit të pre...
Zëdhënësi i Dhomave të Speclializuara të Kosovës në Hagë, Michael Doyle, ka folur për ndryshimet në Ligjin p&e...
Rita Ora ka reaguar pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës në postin e presidentes së re të Kosovës. Këngëtarja me fam&...
Biznesmeni Valon Lluka, ish administrator i shoqërisë koncesionare ‘Vlora International Airport’ është arrestuar sot nga Policia...