Trump thërret në Shtëpinë e Bardhë guvernatoren e Rezervës Federale, nisin hetimet ndaj saj
Presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar thirrjen e guvernatores së Rezervës Federale, Lisa Cook, në një seancë dëgjimore në Shtëpinë e Bardhë, lidhur me akuzat e administratës së tij për deklarata të rreme mbi kreditë hipotekare. Ky zhvillim përshkallëzon përpjekjet e Trump për ta larguar Cook nga detyra, në një kohë kur ai kërkon të rrisë ndikimin e tij mbi bankën qendrore amerikane.
Trump ka tentuar prej më shumë se një viti shkarkimin e guvernatores, duke e akuzuar për shkelje të lidhura me kreditë e saj. Presidenti ka kritikuar vazhdimisht Rezervën Federale për politikën e normave të interesit, duke kërkuar uljen e tyre. Ndërkohë, avokatët e Cook kanë deklaruar se nuk ekziston asnjë bazë ligjore për largimin e saj nga detyra.
Në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, Trump argumentoi se si presidenti ka përgjegjësinë të sigurojë zbatimin e ligjeve dhe të largojë zyrtarët të cilëve, sipas tij, nuk mund t’u besohet për të thënë të vërtetën apo për të respektuar ligjin.
Sipas memorandumit presidencial të datës 7 tetor, një komitet do të shqyrtojë akuzat ndaj Cook dhe do t’i raportojë presidentit nëse ekzistojnë arsye ligjore për shkarkimin e saj. Seanca do të zhvillohet me dyer të mbyllura në Shtëpinë e Bardhë dhe do të zgjasë jo më shumë se katër orë, gjatë të cilave anëtarët e komitetit, përfaqësuesit e tyre ose personeli i Departamentit të Drejtësisë do ta marrin në pyetje guvernatoren.
Nga ana e tyre, avokatët e Cook, Abbe Lowell dhe Norm Eisen, deklaruan se një shqyrtim objektiv i provave do të tregojë se ajo nuk ka kryer mashtrim hipotekar dhe se nuk ka arsye për ta shkarkuar nga Bordi i Rezervës Federale. Ata shtuan se Cook mirëpret mundësinë për të paraqitur faktet dhe për të mbrojtur reputacionin e saj
Trump paralajmëron: Kemi një njoftim të madh për naftën
Sanksionet e SHBA-së ndaj GJPN-së, BE: Është për të ardhur keq!
Cilat vende evropiane po fitojnë garën e financimit të teknologjisë?
- 18:12 U emërua drejtor i ASHK-së në Elbasan, Everest Kazheli jep dorëheqjen pas 3 orësh
- 18:02 Trump paralajmëron: Kemi një njoftim të madh për naftën
- 17:54 Sanksionet e SHBA-së ndaj GJPN-së, BE: Është për të ardhur keq!
- 17:52 Ronaldo pezullohet përkohësisht nga Portugalia, rrezikon të mungojë deri në 6 muaj
- 17:48 Cilat vende evropiane po fitojnë garën e financimit të teknologjisë?
- 17:33 Aksident në aksin Pogradec-Lin, përplasen dy automjete! Një i lënduar (VIDEO)