
Një operacion policor raportohet se po zhvillohet pasditen e sotme në Vlorë, ku disa persona të maskuar janë parë duke kryer kontrolle në qytet.
Prania e personave të maskuar ka shkaktuar shqetësim te qytetarët, të cilët nuk kanë pasur informacion të qartë mbi identitetin e tyre dhe qëllimin e ndërhyrjes.
Dyshohet se gjatë operacionit janë shoqëruar tre persona. Megjithatë, deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar për shoqërimet apo detajet e ndërhyrjes.
Rrethanat e operacionit mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet një reagim nga autoritetet për të sqaruar çfarë ka ndodhur në qytetin bregdetar./Versus.al

