web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bie nga skela/ Humb jetën 49-vjeçari shqiptar në Greqi

9 Tetor 2026, 18:12, Kronika CNA

Bie nga skela/ Humb jetën 49-vjeçari shqiptar në Greqi

Një punëtor 49-vjeçar shqiptar humbi jetën pasi pësoi aksident gjatë punës në skelë në zonën Kato Kamila të Serresit.

Siç raportohet në mediat greke, incidenti ndodhi kur në rrethana që po hetohen, 49-vjeçari humbi ekuilibrin dhe ra në boshllëk nga një lartësi prej dy metrash, duke rezultuar në një përplasje të fortë në tokë.

Në vendngjarje mbërriti menjëherë një ambulanca, e cila mori punëtorin në gjendje jashtëzakonisht kritike dhe e dërgoi me urgjencë në Spitalin e Përgjithshëm të Serres, pa mundur t’u mbijetojë plagëve./CNA





Lajmet e fundit nga