Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

FOTO: Ky është 43-vjeçari shqiptar që vdiq në punë në Greqi, lë pas gruan, fëmijën 3 vjeç dhe një të porsalindur

Shkruar nga Newsbomb
FOTO: Ky është 43-vjeçari shqiptar që vdiq në
43-vjeçari shqiptar Robert Cakaj

Është publikuar fotoja e shqiptari që humbi jetën paditen e sotme pasi mbeti i plagosur pas shpërthimit të rafinerisë së naftës në Greqi. Siç mund ta shikoni dhe në foton e mëposhtme, ky është 43-vjeçari shqiptar Robert Cakaj, i cili vdiq sot në krye të detyrës duke lënë pas dy fëmijë.

Burime për media bëjnë me dije se Cakaj la pas një fëmijë të sapolindur dhe një 3 vjeç.

Siç raportuam dhe ne pasditen e sotme u bë me dije se Cakaj dha frymën e fundit në spital, pasi nuk arriti t’u mbijetonte dot plagëve të marra nga shpërthimi i rafinerisë së “Motor Oil”, ngjarje e ndodhur mesditën e kësaj të premteje.

FOTO: Ky është 43-vjeçari shqiptar që vdiq në
Viktima Robert Cakaj

Në lidhje me ngjarjen e rëndë mësohet se prokuroria ka kërkuar arrest me burg për kontraktorin e  kompanisë së jashtme që kryente punimet.

Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, ndërsa kompania Motor Oil ka shprehur ngushëllimet për familjen e viktimës dhe ka deklaruar se po bashkëpunon me autoritetet për zbardhjen e ngjarjes.

“Njoftim emergjent në lidhje me incidentin që ndodhi sot në ambientet e Motor Oil në Agioi Theodoroi.

Me hidhërim të thellë u njoftuam se njëri nga dy punonjësit e kompanisë bashkëpunuese kontraktuese, të cilët u plagosën rëndë në aksidentin e sotëm, ka ndërruar jetë pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.

Gjendja shëndetësore e të dytit mbetet kritike.

Menaxhmenti dhe të gjithë punonjësit e kompanisë shprehin ngushëllimet tona të sinqerta dhe angazhimin tonë për të qëndruar pranë familjes së viktimës.

Autoritetet kompetente po hetojnë shkaqet e aksidentit dhe kompania po bashkëpunon plotësisht me ta.”, thuhet në njoftimin e ndarë pasditen e sotme nga “Motor Oil”.

Ndërsa 50-vjeçari Dorian Hysa u raportua se po vijon të trajtohet në gjendje kritike, i intubuar në repartin e terapisë intensive.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese