Shqipëria mbyll Kapitullin 20 të negociatave me Bashkimin Europian
Shqipëria ka mbyllur kapitullin e parë të negociatave me B...
Shqipëria ka mbyllur kapitullin e parë të negociatave me B...

Kryeministria ka ndarë një reagim për mbylljen e përkohshme të negociatave për Kapitullin 20 të Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian.
Sipas Kryeministrisë, Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian (COREPER) miratoi zhvillimin e Konferencës Ndërqeveritare Shqipëri–BE, e cila do të mbahet më 13 tetor 2026, në Luksemburg.
Në këtë konferencë pritet të formalizohet mbyllja e përkohshme e negociatave për Kapitullin 20 “Ndërmarrjet dhe Politika Industriale”.
"Ky vendim shënon një tjetër arritje në rrugën evropiane të Shqipërisë dhe reflekton vlerësimin pozitiv të Komisionit Evropian dhe të shteteve anëtare për rezultatet e reformave në fushën e industrisë dhe sipërmarrjes. Ai njeh përparimin në përafrimin me politikat dhe standardet evropiane, si dhe forcimin e kapaciteteve për zbatimin efektiv të politikave që mbështesin biznesin, konkurrueshmërinë dhe transformimin industrial",-theksohet në reagim.
Kapitulli 20 përfshin politikat dhe instrumentet që synojnë krijimin e një mjedisi më konkurrues, inovativ dhe të qëndrueshëm për biznesin. Në fokus të tij janë mbështetja e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, përmirësimi i klimës së investimeve dhe forcimi i aftësisë së ekonomisë për t’u integruar në Tregun e Vetëm Evropian.
Ky kapitull përfshin gjithashtu masa për inovacionin, digjitalizimin, tranzicionin e gjelbër, zhvillimin e aftësive sipërmarrëse dhe rritjen e produktivitetit të sektorit privat, në përputhje me politikat dhe praktikat më të mira evropiane.
"Mbyllja e përkohshme e negociatave për këtë kapitull do të konfirmojë përparimin e Shqipërisë në ngritjen e kuadrit strategjik, institucional dhe rregullator për zbatimin e politikave industriale dhe të zhvillimit të sipërmarrjes, në përputhje me orientimet e Bashkimit Evropian.
Ky rezultat përbën një sinjal të rëndësishëm besimi për investitorët, komunitetin e biznesit dhe partnerët ndërkombëtarë. Për qytetarët dhe bizneset shqiptare, ai krijon perspektiva më të mira për investime, inovacion, rritje ekonomike dhe punësim, duke e afruar ekonominë shqiptare me mundësitë që ofron Tregu i Vetëm Evropian",-shkruhet në reagim.
Me formalizimin e këtij hapi më 13 tetor, Kapitulli 20 do të jetë kapitulli i katërt i negociatave që Shqipëria mbyll përkohësisht brenda tre muajve./CNA
Shqipëria ka mbyllur kapitullin e parë të negociatave me B...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti pasditen e so...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, u...
Gazetarja Beti Njuma komentoi ndryshimin e qëndrimit të de...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reag...
Kryeministri Edi Rama, i pranishëm sot në prezantimin e pr...
Kryeministri Edi Rama prezantoi sot një program të ri të l...
Kryetari i Partisë Demokratike, në konferencën me gazetarë...
Në orët e para të kësaj të premteje, Reforma Territoriale ...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas votimit të Reformës T...
Deputeti socialist Erion Braçe ka zbuluar për emisionin "N...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla është py...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha ...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuve...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka ndarë mbrëmj...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka marrë sërish fjalën e ti...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka marrë f...
Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Admini...
Deputeti i PD-së Luan Baçi, gjatë fjalës së tij në Kuvend,...
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka zbuluar të dhë...
Rruga Tiranë-Elbasan ishte një nga projektet dhe investime...
Pas zbërthimit të raportit të KLSH-së për lumin Lana ku u ...
Deputeti dhe nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka denon...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një punëtor 49-vjeçar shqiptar humbi jetën pasi pësoi aksi...
Një shpërthim në rafinerinë e ‘Motor Oil’ në Agioi Theodor...
Policia e Lezhës ka parandaluar një atentat, duke vënë në ...
Policia e Fierit ka ekzekutuar 11 masa sigurimi personal “...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmo...
Ballkani Perëndimor tashmë ka një kuadër të përbashkët për...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmo...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmo...
Kirurgu i njohur Alexander Aslani është ekzekutuar në klin...
Një burrë i ka vrarë dy njerëz dhe e ka plagosur një tjetë...
Votuesit në qytezën peruane Queropalca kanë zgjedhur kryeb...
Policia Kombëtare e Ekuadorit, në bashkëpunim me Prokurori...
Gjyqtarja, avokatja dhe aktivistja nga Afrika e Jugut, Nav...
Vallja e Osman Takës është përfshirë në Listën Kombëtare t...
Poetja, eseistja dhe përkthyesja kanadeze, Anne Carson, ka...
Sot, më 8 tetor, kompozitori i njohur shqiptar, Gjergj Lek...
Banka e Shqipërisë i ka rritur ndjeshëm blerjet e valutës ...
Qeveria ka propozuar ndryshime në ligjin aktual për strehi...
Shqipëria nuk ka përmbushur ende detyrimin për kri...
Rezerva valutore është rritur më tej gjatë muajve të verës...