DENONCIMI/ Skandali i Bashkisë Tiranë, rruga që nisi para zgjedhjeve në 2023-in ende e lënë në mes
Një denoncim i mbërritur në redaksinë e CNA nga një grup b...
Një denoncim i mbërritur në redaksinë e CNA nga një grup b...
Një denoncim i mbërritur në redaksinë e CNA nga një grup banorësh të rrugës “Zef Margjinaj” në Njësinë Bashkiake nr. 6, në Kombinat, Tiranë, nxjerr në pah një skandal të Bashkisë Tiranë.
Shqetësimi i banorëve lidhet me lënien përgjysmë të rikonstruksionit të rrugës së tyre, që nisi gjatë fushatës zgjedhore në vitin 2023 dhe nuk u përfundua kurrë.

Banorët kanë treguar për CNA, pas një pritjeje të gjatë nga ana e institucioneve dhe mosmarrjen e asnjë mase apo veprimi nga ana e tyre mashtrimet dhe makutërinë në vjedhjen e fondeve të taksapaguesve dhe mosdhënien e shërbimeve nga ana e Bashkisë Tiranë prej vitesh, si dhe papërgjegjshmërinë e tyre për dëmin e shkaktuar moral dhe atë mjedisor.
Kryefamiljarët e rrugës “Zef Margjinaj” i dërguan bashkisë së Tiranës një kërkesë dhe peticion me nënshkrimet e tyre, ku kërkonin rikonstruksionin e rrugës së tyre me të gjitha parametrat dhe elementet e infrastrukturës rrugore, duke përfshirë dhe zgjerimin e saj në pjesën më të rrezikshme; kërkuan informacion përse nuk u realizua projekti i plotë dhe ku shkuan fondet për realizimin e plotë të tij, si dhe kërkuan afatin ose periudhën kohore kur do të kryhet ndërhyrja për rikonstruksionin e rrugës me të gjithë parametrat e plotë të saj.

Në prill të vitit 2023, gjatë fushatës së zgjedhjeve për pushtetin vendor të 14 majit 2023, filluan punimet për rikonstruksionin e rrugës “Zef Margjinaj”, me vlerë afro 67 milionë lekë (për saktësi 6,699,400 Lek pa TVSH).
Sipas projektit, ndërhyrja konsistonte në punime me shtresa të plota rrugore, shtresë 10 cm hekur-beton në pjesën e pjerrët të rrugës dhe rrjet kanalizimesh, por në fakt nuk është ndërhyrë, ose projekti është realizuar në masën rreth 20% të tij.

Në fakt, nga projekti u krye vetëm gërryerja dhe zëvendësimi i shtresës së asfaltit për vetëm gjysmën e rrugës. Inertet bllokuan pusetat e shiut dhe nxorën rrugën dhe rrjetin jashtë funksionit, duke nxjerrë edhe ujërat e zeza në sipërfaqe, ndërsa punimet zgjatën më pak se dy javë dhe pa mbikëqyrës.
Gjysma tjetër e rrugës, që mbeti pa punuar u bë e pakalueshme për automjetet dhe banorët e 20 familjeve, ndërsa një mur i dëmtuar mund të bjerë nga dita në ditë, duke rrezikuar kalimtarët. Në disa pjesë të rrugës, tubacioni i ujit të pijshëm është vendosur mbi sipërfaqe të rrugës, e cila rrezikon të shembet. Ndriçimi i rrugës nuk u prek fare gjatë rikonstruksionit nga bashkia e Tiranës dhe në tërësi rruga “Zef Margjinaj” nuk përmbush standardet minimale të jetesës.

Banorët e kanë ngritur disa herë shqetësimin për gjendjen e rënduar të rrugës dhe mosmarrjen e masave për zgjidhjen e problematikave që ka kjo rrugë prej vitesh, pjesë e Bashkisë Tiranë, për të cilën deri më sot nuk është marrë asnjë masë. Herën e fundit ata iu drejtuan me kërkesë bashkisë së Tiranës më 6 korrik të këtij viti (Kërkesa nr. prot G-12077 datë 06.07.2026), për zgjidhjen e problematikave me marrjen e masave për ndërhyrje në gjysmën tjetër të rrugës me ndërtimin e saj, pasi në historinë e kësaj pjese rruge bashkia nuk ka ndërhyrë asnjëherë. Ata kërkuan informacion për moszbatimin e projektit të plotë nga bashkia (me emërtim: Sistemim asfaltim i rrugës Zef Margjini).

"Atje janë kryer ndërhyrje të realizuara faktike vetëm me skarifikim/ shtrim asfalti për gjysmën e rrugës, kur rruga ka pasur dëmtime sipërfaqësore në masën 5-10% të saj, kurse në projekt ndërhyrja ishte parashikuar me paketë të plotë të shtresave të rrugës 60 cm sikur me qenë autostradë",-thuhet në shkresën e banorëve.
Kjo u premtua dhe nisi një muaj para zgjedhjeve të vitit 2023. Banorët njoftuan bashkinë se firma zbatuese nuk ka kryer punimet e ndërtimit në gjysmën e dytë të rrugës. Ata theksuan po ashtu se gjatë punimeve është bllokuar rrjeti ekzistues i kanalizimeve, rrjet i ndërtuar nga vetë banorët, ku shkarkojnë ujërat e zeza dhe të shiut njëkohësisht, ku kontaminimi i ujit të pijshëm është i pranishëm çdo ditë, fakt që është pranuar edhe nga vetë Bashkia Tiranë me një përgjigje zyrtare për ta (Kërkesë/ Përgjigje G-12077/2 datë 16.07.2026). Ata pyetën bashkinë e Tiranës se ku shkuan lekët për pjesën më të madhe të ndërhyrjeve, pra me mbi 80% të punimeve të parealizuara për këtë projekt të superfryrë që në fillim.
Banorët bënë me dije se bashkia ka lejuar të kryen punime pa praninë e mbikqyrësit gjatë 3-javëve që u kryen punime me letra, se në fakt punimet faktike nuk zgjatën as një javë.
“Për këto problematika, - shkruajnë banorët, - ne denoncojmë bashkinë e Tiranës për bashkëpunim në vjedhje, mostrajtimin e kërkesave me dhënien e zgjidhjes së kërkuar, por delegimin e saj kur për shumë se 40 ditë asgjë nuk është realizuar, si dhe mosdhënien e informacionit të kërkuar (me anë të kërkesës me nr. prot G-12077 datë 06.07.2026), qëllimisht për mos nxjerrjen në pah/ fshehjen e vjedhjes së realizuar në bashkëpunim”.

Banorët theksojnë se në një përgjigje të saj (me anë të shkresës G-12077/2 datë 16.07.2026), bashkia tjetërson konteksin e kërkesës së banorëve, ku drejtohet ujësjellës kanalizmeve për marrje masash për shmangjen e kontaminimit të ujërave të zeza me atë të pijshëm, punime të cilat kërkojnë çmontimin e të gjithë rrjetit të kanalizimeve të amortizuar, të ndërtuar nga vet banorët me mjete primitive, rrjet që është bërë shkak për shembjen disa herë të rrugës nga gërryerjet e nëndheshme të ujit. Këto punime do të sjellin njëkohësisht dhe prishjen e gjithë rrugës dhe nxjerrjen e saj nga funksioni.
“Prej vitesh, - pohojnë banorët, - jemi mbajtur peng me shpresa nga drejtuesja e njësisë administrative, se për këtë rrugë bashkia ka (në sirtaret e saj) dhe një projekt tjetër të hartuar hartuar (dy herë), pjesë e fazës për zhvillimin e Kombinatit prekur nga tërmeti i 2019 Loti I, projekt për të cilën janë shpenzuar përsëri lekë për të njëjtën rrugë dhe asgjë nuk shohim përveçse ndotjes, helmimit dhe vuajtjeve të shkaktuara nga makutëria për vjedhje nga stafi i bashkisë, që as emrin e rrugës nuk e di”.
Në denoncimin e tyre, banorët kujtojnë se ish-deputetë të zonës dhe të tjerë zyrtarë kanë shkuar me premtimin për ta bërë rrugën, dhe shprehin habinë pse kryetari i bashkisë, kandidat për zgjedhje në 2023, nuk shkoi ta inauguronte, por shkonte e inauguronte mbjelljen e ndonjë peme apo të ndonjë shkurreje në zona, ku s’ka njeri.

Banorët thonë se po vuajnë nga ndotja dhe mungesa e aksesimit të plotë të rrugës për shkak të gjendjes së rëndë që ajo ka, ndërsa Bashkia Tiranë i shton këto vuajtje dhe pasoja duke mos u dhënë shërbime dhe duke ua vështirësuar jetën më shumë me ndërhyrjet që realizon duke vjedhur, teksa bën punime në një rrugë të asfaltuar me dëmtime të pjesshme sipërfaqësore dhe jo në rrugën që ka probleme.
Siç tregojnë për CNA, banorët shpresojnë që rruga e tyre të ndërtohet me parametra teknike si dhe të vendosen para drejtësisë për dëmin e shkaktuar ata që vodhën lekët e taksapaguesve, ndërsa kërkojnë hetime të plota nga SPAK dhe KLSH për vjedhje, fryrjen e projektit, zbulimin dhe ndëshkimin e abuzuesve./CNA
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka zbuluar të dhë...
Rruga Tiranë-Elbasan ishte një nga projektet dhe investime...
Pas zbërthimit të raportit të KLSH-së për lumin Lana ku u ...
Deputeti dhe nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka denon...
Afera e inceneratorëve është një nga më të mëdhatë dhe...
Në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit ngrihet alarm...
Prej ditësh CNA ka zbërthyer raportin e Kontrollit të Lart...
Në mes të muajit prill emisioni “Stop” transmetoi një konf...
Në muajin prill emisioni “Stop” transmetoi një vëzhgim në ...
Prej disa ditësh me një seri shkrimesh të pazakonta për nj...
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit 2025 me qëllim au...
Vetëm pak kilometra larg Tiranës, një tjetër problem mjedi...
Lumi Lana, me një gjatësi prej rreth 29 kilometrash, përsh...
KLSH ka bërë një auditim për të vlerësuar zbatimin e ligje...
Situata me ndotjen nga kantieret e ndërtimit dhe mjetet e ...
Këshilli i Ministrave ka ndërmarrë një lëvizje në struktur...
Biznes elektroshtëpiakesh dhe supermarkete. Kështu rezulto...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të premte, më 18 shtator, ras...
Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmjen e djeshme, më 15 shtat...
Në emisionin “Stop” edhe këtë të mërkurë, më 16 shtator, v...
Një denoncim i mbërritur në redaksinë e CNA nga një grup b...
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka zbuluar të dhë...
Rruga Tiranë-Elbasan ishte një nga projektet dhe investime...
Pas zbërthimit të raportit të KLSH-së për lumin Lana ku u ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një punëtor 49-vjeçar shqiptar humbi jetën pasi pësoi aksi...
Një shpërthim në rafinerinë e ‘Motor Oil’ në Agioi Theodor...
Policia e Lezhës ka parandaluar një atentat, duke vënë në ...
Policia e Fierit ka ekzekutuar 11 masa sigurimi personal “...
Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmo...
Ballkani Perëndimor tashmë ka një kuadër të përbashkët për...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmo...
Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmo...
Kirurgu i njohur Alexander Aslani është ekzekutuar në klin...
Një burrë i ka vrarë dy njerëz dhe e ka plagosur një tjetë...
Votuesit në qytezën peruane Queropalca kanë zgjedhur kryeb...
Policia Kombëtare e Ekuadorit, në bashkëpunim me Prokurori...
Gjyqtarja, avokatja dhe aktivistja nga Afrika e Jugut, Nav...
Vallja e Osman Takës është përfshirë në Listën Kombëtare t...
Poetja, eseistja dhe përkthyesja kanadeze, Anne Carson, ka...
Sot, më 8 tetor, kompozitori i njohur shqiptar, Gjergj Lek...
Banka e Shqipërisë i ka rritur ndjeshëm blerjet e valutës ...
Qeveria ka propozuar ndryshime në ligjin aktual për strehi...
Shqipëria nuk ka përmbushur ende detyrimin për kri...
Rezerva valutore është rritur më tej gjatë muajve të verës...