Kryeministri Rama prezanton reformën “Shkalla e Meritës”: Javën e ardhshme do të krijojmë edhe Ministrinë e Administratës Publike
“Do fillojë një proces vlerësimi që shkon nga lart-poshtë”/ Rama paralajmëron administratën publi...
“Do fillojë një proces vlerësimi që shkon nga lart-poshtë”/ Rama paralajmëron administratën publi...
A do ketë ankim në Gjykatën Kushtetuese kundër reformës territoriale?/ Berisha: PD do të shfrytëzojë &cc...
“Jam udhëheqës i milicisë serbe, do hakmerremi ndaj jush"/ Zbulohet nga ku u dërgua Email-i kërcënues ndaj i...
Operacioni në Lezhë/ Zbardhen EMRAT e tre të arrestuarve, u kapën të armatosur dhe me skafandra! Dyshime se u përf...
Ai akuzoi qeverinë se i trajton qytetarët si numra dhe se nuk u jep zgjidhje problemeve të tyre.
FIER- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se Shqipëria ka nevojë për ndryshime të mëdha, ndërsa u ka bërë thirrje demokratëve të angazhohen për ripërtëritjen e forcës politike dhe hartimin e një vizioni që u përgjigjet shqetësimeve të qytetarëve.
Gjatë fjalës së tij në Fier, Berisha u shpreh se vendi po përballet me varfëri, largim të qytetarëve dhe probleme që lidhen me drejtësinë dhe funksionimin e shtetit. Ai akuzoi qeverinë se i trajton qytetarët si numra dhe se nuk u jep zgjidhje problemeve të tyre. Berisha kërkoi hapjen e Partisë Demokratike ndaj shoqërisë dhe figurave me vlera, si dhe modernizimin e strukturave dhe programit politik të saj.
Sali Berisha: Por miqtë e mi, Shqipëria na kërkon tashti diçka tjetër shumë më të madhe. Shqipëria kërkon dhe pret nga ne ta shpëtojmë atë. Sirenat e mjerimit, sirenat e shkretimit, sirenat e boshatisjes bien sot në të katër anët e vendit. Ligjin, të drejtën kushtetuese e ka marrë në dorë krimi. Qytetarët për pushtetin janë statistikë, janë numra. Padrejtësitë ndaj tyre janë normale. Varfëria e tyre është paaftësi e tyre. Pra, ne po rrokullisemi. Po rrokullisemi ndoshta si asnjëherë në histori po të marrim tërësinë.
Dhe ne duhet të jemi shumë të qartë, se shqiptarët nuk do na votojnë ne, as pse ne u ngritëm si feniksi nga hiri, as pse ne anëtarësuam Shqipërinë në NATO, apo se përmbysëm diktaturën komuniste, apo se ia dolëm të sjellim TAP-in në Shqipëri, ia dolëm të transformojmë infrastrukturën e këtij vendi. Jo. Shqiptarët do të na votojnë ne, vetëm kur ne të arrijmë të ripërtërihemi vetë. Vetëm kur ne të paraqitemi para tyre dhe tek ata si një forcë politike, para sw gjithash një forcë që ndjen, që përjeton, që angazhohet me një vizion për t'u dhënë përgjigjen më urgjente, më të fuqishme problemeve me të cilat përballet qytetari i Fierit dhe qytetari shqiptar.
Kjo kërkon shkrirjen tonë me qytetarët, kjo kërkon hapjen tonë ndaj të gjitha vlerave të komunitetit dhe të shoqërisë. Kjo kërkon modernizimin e Partisë Demokratike. Kjo kërkon përpunimin e vizionit, e programit të kësaj partie në interesat më jetike të qytetarëve shqiptarë. Kjo kërkon në radhë të parë që demokratët dhe demokratet kudo që janë të mos pajtohen asnjë sekondë, asnjë minutë me të keqen. Kërkon seksionet tona të jenë funksionale. Kërkon që strukturat tona të rivitalizohen. Kërkon të angazhohemi në një dialog pa mure me mbarë shoqërinë tonë./Dosja.al
Edi Rama TIRANË- Shqipëria ka marrë miratimin për mbylljen e negociatave për Kapitullin 20 të procesit të anëtar&eu...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas kërkesës së Parti...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri i vendit, Edi Rama ka paralajmëruar një proces të ri vlerësimi për administratën publike,...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri i vendit, Edi Rama ka njoftuar se javën e ardhshme do të krijohet Ministria e Administratës Publike...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri i vendit, Edi Rama ka folur për rëndësinë e meritës në vlerësimin dhe avancimin e pu...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se merita duhet të jetë kushti për karrierën n&e...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme reformën “Shkalla e Meritës”. Ai e cilësoi k&e...
Sali Berisha TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha lidhur m...
Bardhi dhe Balliu TIRANË- Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin për 60 ditë nga aktivitetet parlamentare të kreut të...
Sali Berisha Partia Demokratike nuk përjashton mundësinë e kundërshtimit në Gjykatën Kushtetuese të Reformës Territ...