AKTUALITET /

Everest Kazheli jep dorëheqjen 3 orë pasi mori detyrën si drejtues i Kadastrës në Elbasan. Ja kush e zëvendëson

Në vend të Kazhelit është caktuar Gentian Mahmutaj, i cili më parë mbante postin e përgjegjësit të Sektorit Tekniko-Ligjor në Drejtorinë e Përgjithshme të ASHK-së.

Shkruar nga Versus

Everest Kazheli jep dorëheqjen 3 orë pasi mori detyrën si

Everest Kazheli ka dhënë dorëheqjen nga detyra e drejtorit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Elbasan, vetëm tre orë pasi ishte emëruar dhe kishte marrë zyrtarisht detyrën.

Largimi i tij i papritur është shoqëruar me një tjetër lëvizje në drejtimin e institucionit. Në vend të Kazhelit është caktuar Gentian Mahmutaj, i cili më parë mbante postin e përgjegjësit të Sektorit Tekniko-Ligjor në Drejtorinë e Përgjithshme të ASHK-së.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura arsyet që çuan Kazhelin të paraqiste dorëheqjen vetëm pak orë pas marrjes së detyrës./Versus.al

Poll