• Kontakt
Friday, October 9, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

BE jep dritën jeshile për Shqipërinë për një tjetër kapitull, çfarë pritet të ndodhë më 13 tetor

19:06 : 09/10/2026
në AKTUALITET, Lajmet e Dites, POLITIKE

Shqipëria pritet të mbyllë përkohësisht një tjetër kapitull të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Bëhet fjalë për Kapitullin 20, që lidhet me ndërmarrjet dhe politikat industriale, për të cilin shtetet anëtare kanë miratuar zhvillimin e Konferencës Ndërqeveritare të radhës.

Vendimi u mor nga Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të vendeve anëtare të BE-së (COREPER), duke i hapur rrugën takimit Shqipëri-BE që do të zhvillohet më 13 tetor në Luksemburg. Në këtë konferencë pritet të zyrtarizohet mbyllja e përkohshme e negociatave për këtë kapitull.

Sipas Agjencisë për Media dhe Informim, vendimi vjen pas vlerësimit të progresit të Shqipërisë në reformat për zhvillimin e sipërmarrjes, industrisë dhe përafrimin e legjislacionit me standardet evropiane.

Çfarë përfshin Kapitulli 20?

Ky kapitull përqendrohet te politikat që synojnë zhvillimin e biznesit dhe rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë. Në fokus janë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, krijimi i kushteve më të favorshme për investime dhe forcimi i kapaciteteve të sektorit privat.

Pjesë e tij janë gjithashtu masat për inovacionin, digjitalizimin, tranzicionin e gjelbër dhe rritjen e produktivitetit. Synimi është që politikat shqiptare në këto fusha të përafrohen më tej me praktikat dhe objektivat e Bashkimit Evropian.

Sipas njoftimit zyrtar, përparimi në këtë drejtim vlerësohet si një hap që mund të krijojë kushte më të mira për investime dhe zhvillimin e biznesit.

Kapitulli i katërt që pritet të mbyllet brenda tre muajve

Nëse formalizohet më 13 tetor, Kapitulli 20 do të bëhet i katërti që Shqipëria mbyll përkohësisht brenda një periudhe tre mujore.

Ky proces është pjesë e negociatave për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian. Megjithatë, mbyllja e përkohshme e një kapitulli nuk nënkupton përfundimin e negociatave të anëtarësimit, pasi procesi vijon me përmbushjen e kritereve dhe detyrimeve të përcaktuara nga BE-ja.

Autoritetet shqiptare deklarojnë se synojnë të vijojnë reformat dhe përafrimin me standardet evropiane, me objektivin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian brenda kësaj dekade.

NJOFTIM PËR SHTYP – Agjencia për Media dhe Informim

NJË TJETËR HAP PËRPARA DREJT BASHKIMIT EVROPIAN.

BE JEP DRITËN JESHILE PËR MBYLLJEN E PËRKOHSHME TË NEGOCIATAVE PËR KAPITULLIN 20.

Vendimi i shteteve anëtare të Bashkimit Evropian konfirmon progresin e Shqipërisë në zbatimin e reformave dhe hap rrugën për Konferencën Ndërqeveritare të 13 tetorit, ku pritet të formalizohet mbyllja e përkohshme e negociatave për Kapitullin 20 “Ndërmarrjet dhe Politika Industriale”.

Bruksel, 9 tetor 2026 – Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian (COREPER) miratoi zhvillimin e Konferencës Ndërqeveritare Shqipëri–BE, e cila do të mbahet më 13 tetor 2026, në Luksemburg. Në këtë konferencë pritet të formalizohet mbyllja e përkohshme e negociatave për Kapitullin 20 “Ndërmarrjet dhe Politika Industriale”.

Lexo edhe:

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Shkëlqimi dhe rënia e shokut Vullnet

Ky vendim shënon një tjetër arritje në rrugën evropiane të Shqipërisë dhe reflekton vlerësimin pozitiv të Komisionit Evropian dhe të shteteve anëtare për rezultatet e reformave në fushën e industrisë dhe sipërmarrjes. Ai njeh përparimin në përafrimin me politikat dhe standardet evropiane, si dhe forcimin e kapaciteteve për zbatimin efektiv të politikave që mbështesin biznesin, konkurrueshmërinë dhe transformimin industrial.

Kapitulli 20 përfshin politikat dhe instrumentet që synojnë krijimin e një mjedisi më konkurrues, inovativ dhe të qëndrueshëm për biznesin. Në fokus të tij janë mbështetja e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, përmirësimi i klimës së investimeve dhe forcimi i aftësisë së ekonomisë për t’u integruar në Tregun e Vetëm Evropian.

Ky kapitull përfshin gjithashtu masa për inovacionin, digjitalizimin, tranzicionin e gjelbër, zhvillimin e aftësive sipërmarrëse dhe rritjen e produktivitetit të sektorit privat, në përputhje me politikat dhe praktikat më të mira evropiane.

Mbyllja e përkohshme e negociatave për këtë kapitull do të konfirmojë përparimin e Shqipërisë në ngritjen e kuadrit strategjik, institucional dhe rregullator për zbatimin e politikave industriale dhe të zhvillimit të sipërmarrjes, në përputhje me orientimet e Bashkimit Evropian.

Ky rezultat përbën një sinjal të rëndësishëm besimi për investitorët, komunitetin e biznesit dhe partnerët ndërkombëtarë. Për qytetarët dhe bizneset shqiptare, ai krijon perspektiva më të mira për investime, inovacion, rritje ekonomike dhe punësim, duke e afruar ekonominë shqiptare me mundësitë që ofron Tregu i Vetëm Evropian.

Me formalizimin e këtij hapi më 13 tetor, Kapitulli 20 do të jetë kapitulli i katërt i negociatave që Shqipëria mbyll përkohësisht brenda tre muajve.

Vendimi përcjell një mesazh të qartë të mbështetjes politike për ecurinë e Shqipërisë në negociatat e anëtarësimit dhe të besimit në aftësinë e institucioneve shqiptare për të avancuar me ritëm të qëndrueshëm drejt objektivit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian brenda kësaj dekade.

Shqipëria mbetet e angazhuar për të vijuar reformat me të njëjtin vullnet dhe përkushtim, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet evropiane dhe shtetet anëtare.

Etiketa: antaresimBEEdi Ramakapoitulli 20Shqiperi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

18:37 : 09/10/2026
AKTUALITET

Shkëlqimi dhe rënia e shokut Vullnet

17:51 : 09/10/2026
BOTA

BE-ja dhe Kina arrijnë marrëveshje për importet e automjeteve hibride

16:47 : 09/10/2026
AKTUALITET

Rama: Javën e ardhshme krijojmë Ministrinë e Administratës Publike

15:38 : 09/10/2026
BOTA

BE hyn në dimër me rezerva të ulëta gazi

15:29 : 09/10/2026
AKTUALITET

Shkrirja e Bashkive/ Si e “shtypi” Rama kritikën brenda PS për hartën e re territoriale

14:25 : 09/10/2026
Para

Mazhoranca votoi reformën territoriale, Berisha: Kriminelë gjakftohtë

TË GJITHA

Mazhoranca votoi reformën territoriale, Berisha: Kriminelë gjakftohtë

19:07 : 09/10/2026

BE jep dritën jeshile për Shqipërinë për një tjetër kapitull, çfarë pritet të ndodhë më 13 tetor

19:06 : 09/10/2026

Shpërthim në rafinerinë greke të naftës, vdes 43-vjeçari shqiptar

18:52 : 09/10/2026

Mbi 2,800 armë dhe 152 të arrestuar, Interpol godet rrjetet kriminale në 17 vende

18:41 : 09/10/2026

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

18:37 : 09/10/2026

Bie nga skela ku punonte, humb jetën shqiptari në Selanik

18:26 : 09/10/2026

Si përfundoi shefja e SHISH-it nën hetim për Agasin, nga kontaktet e dyshuara te sekreti shtetëror

18:15 : 09/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com