Kryeministri Rama prezanton reformën “Shkalla e Meritës”: Javën e ardhshme do të krijojmë edhe Ministrinë e Administratës Publike
“Do fillojë një proces vlerësimi që shkon nga lart-poshtë”/ Rama paralajmëron administratën publi...
“Do fillojë një proces vlerësimi që shkon nga lart-poshtë”/ Rama paralajmëron administratën publi...
A do ketë ankim në Gjykatën Kushtetuese kundër reformës territoriale?/ Berisha: PD do të shfrytëzojë &cc...
“Jam udhëheqës i milicisë serbe, do hakmerremi ndaj jush"/ Zbulohet nga ku u dërgua Email-i kërcënues ndaj i...
Operacioni në Lezhë/ Zbardhen EMRAT e tre të arrestuarve, u kapën të armatosur dhe me skafandra! Dyshime se u përf...
Shaheen, anëtare e rangut më të lartë të pakicës në Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit, po e udhëheq një delegacion të Kongresit amerikan gjatë një vizite disaditore në Ballkanin Perëndimor.
Senatorja amerikane, Jeanne Shaheen, ka thënë të premten në Tiranë se Shtetet e Bashkuara duhet ta përqendrojnë politikën e vet karshi Ballkanit Perëndimor në tri fusha: mundësitë ekonomike, stabilitetin dhe institucionet demokratike. Shaheen, anëtare e rangut më të lartë të pakicës në Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit, po e udhëheq një delegacion të Kongresit amerikan gjatë një vizite disaditore në Ballkanin Perëndimor.
Ajo e vizitoi Bosnje e Hercegovinën dhe tani po qëndron në Shqipëri, para se të udhëtojë drejt Kosovës të hënën. Ajo do t’i vizitojë edhe Malin e Zi e Kroacinë. Gjatë qëndrimit në Tiranë, ku u takua me liderë të rinj për të shtjelluar rolin e gjeneratës së ardhshme në ndërtimin e së ardhmes së Shqipërisë, Shaheen theksoi rëndësinë e angazhimit ekonomik amerikan, duke përfshirë heqjen e barrierave tregtare, zgjerimin e qasjes në tregje dhe mbështetjen për bizneset amerikane dhe sipërmarrësit shqiptarë.
“Dua t’i jap meritat kësaj administrate në Uashington. Ajo i ka kushtuar më shumë vëmendje angazhimit ekonomik amerikan, dhe mendoj se kjo është e mirë për rajonin”, tha Shaheen për administraten Trump.
Por ajo shtoi se “diplomacia amerikane duhet t’ua hapë dyert bizneseve amerikane, por nuk duhet të vendosë se cilat biznese amerikane duhet të kalojnë nëpër ato dyer”. Muajin e kaluar, zhvilluesi amerikan i projekteve të gazit të lëngshëm natyror (LNG), Argent LNG, nënshkroi memorandum mirëkuptimi me Qeverinë e Shqipërisë për ta vlerësuar ndërtimin e një terminali në tokë për ruajtjen dhe rigazifikimin e LNG-së, me kapacitet deri në 5 milionë tonë në vit.
Disa shtete të Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruar marrëveshje me kompani amerikane dhe SHBA-në për të zgjeruar rrjetin e gazit. Në mesin e tyre Shqipëria, Kroacia dhe Bosnje e Hercegovina. Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha në korrik se vendi po e shqyrtonte mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen, mes thirrjeve të vazhdueshme për t’iu bashkuar projektit të aleatit të vet më të madh për furnizim me LNG.
Stabiliteti
Duke folur për stabilitetin, senatorja u ndal te gjendja në Bosnje e Hercegovinë, ku kishte qëndruar para vizitës në Shqipëri dhe ishte nderuar me titullin “Qytetare Nderi e Sarajevës”. Ajo tha se, më shumë se 30 vjet pas luftës, udhëheqësit politikë ende po shfrytëzojnë ndasitë etnike dhe po sfidojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit.
“Shqipëria e kupton se paqëndrueshmëria nuk ndalet në kufi. Ajo që ndodh në Bosnjë ka rëndësi edhe këtu. Ajo që ndodh në Kosovë ka rëndësi edhe këtu”, tha Shaheen.
Ajo theksoi se politika amerikane duhet të përforcojë institucionet dhe marrëveshjet që kanë ndihmuar në ruajtjen e stabilitetit në rajon. Gjatë qëndrimit në Sarajevë, ajo i bëri thirrje Bosnjës të vazhdojë të shikojë drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s, dhe të largohet nga Rusia.
Demokracia dhe sundimi i ligjit
Si fushë të tretë, Shaheen përmendi demokracinë dhe sundimin e ligjit, duke argumentuar se ato janë të lidhura ngushtë me zhvillimin ekonomik dhe sigurinë. Sipas saj, bizneset investojnë kur kontratat zbatohen dhe gjykatat janë të pavarura, ndërsa sipërmarrësit kanë nevojë për kushte të barabarta garimi.
Ajo ritheksoi gjithashtu mbështetjen për një rrugë të besueshme drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor. Sipas Shaheen, procesi i integrimit evropian ndihmon në forcimin e sundimit të ligjit, institucioneve demokratike dhe qeverisjes ekonomike. Ajo i cilësoi këto reforma të rëndësishme si për vendet e rajonit, ashtu edhe për Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, senatorja paralajmëroi se procesi i anëtarësimit duhet të mbetet i besueshëm dhe se perspektiva evropiane nuk duhet të shndërrohet në premtim të pafund.
“Duhet të ketë një rrugë të qartë përpara për vendet që i përmbushin detyrat e tyre”, tha ajo.
Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Mali i Zi dhe Shqipëria shihen si më të përparuarat në rrugën drejt anëtarësimit dhe që të dyja synojnë të bëhen pjesë e bllokut deri më 2030. Ndryshe nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Kosova ende nuk e ka statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ajo aplikoi për anëtarësim në fund të vitit 2022, por kërkesa e saj ende nuk është shqyrtuar.
Serbia ka 22 nga 35 kapitujt e negociatave të hapur me BE-në, por procesi i saj është i bllokuar që nga viti 2021. Ndërsa Bosnje e Hercegovina e mori dritën e gjelbër për hapjen e negociatave në mars 2024, por ende pret miratimin e kornizës negociuese dhe nisjen zyrtare të tyre. Kjo është vizita e fundit e Shaheenit në Ballkanin Perëndimor në kuadër të një delegacioni të Kongresit në cilësinë e anëtares së rangut më të lartë të pakicës në Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit./REL
Ngushtica e Hormuzit IRAN- Garda Revolucionare e Iranit pretendon se ka goditur një anije gjigante transportuese të gazit natyror të lë...
Benjamin Netanyahu LINDJA E MESME - Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka ndarë me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Moh...
Foto ilustruese SHBA- Një krizë gjithnjë e më e rëndë e sigurisë ushqimore po prek miliona amerikanë, ndërsa r...
Rybar MALI I ZI- Kreu i blogut ushtarak rus 'Rybar', Mikhail Zvinchuk, është arrestuar në Mal të Zi së bashku me bashkëshorte...
Foto ilustruse SHBA - Adoleshentë dhe të rinj amerikanë po përfshihen gjithnjë e më shumë në rrjetet e trafikut nd&...
pamje ANGLI- Një seri prej më shumë se 50 vjedhjesh me thyerje dhe tentativash për grabitje në Londër dhe zonat përreth ...
Foto ilustruese SHBA- Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka vendosur sanksione të reja ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale...
Zohran Mamdani SHBA- Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, ka ka folur ashpër ndaj agjencisë amerikane të Imigracionit dhe Doganave (I...
Aleksander Vuçiç SERBI- Serbia po përjeton një klimë të thellë polarizimi politik në prag të zgjedhjeve t&...
Zohran Mamdani SHBA- Një agjent i Shërbimit amerikan të Emigracionit dhe Doganave (ICE) ka qëlluar me armë zjarri dhe ka plag...