Kryeministri Rama prezanton reformën “Shkalla e Meritës”: Javën e ardhshme do të krijojmë edhe Ministrinë e Administratës Publike
“Do fillojë një proces vlerësimi që shkon nga lart-poshtë”/ Rama paralajmëron administratën publi...
“Do fillojë një proces vlerësimi që shkon nga lart-poshtë”/ Rama paralajmëron administratën publi...
A do ketë ankim në Gjykatën Kushtetuese kundër reformës territoriale?/ Berisha: PD do të shfrytëzojë &cc...
“Jam udhëheqës i milicisë serbe, do hakmerremi ndaj jush"/ Zbulohet nga ku u dërgua Email-i kërcënues ndaj i...
Operacioni në Lezhë/ Zbardhen EMRAT e tre të arrestuarve, u kapën të armatosur dhe me skafandra! Dyshime se u përf...
Kapitulli 20 përfshin politika që synojnë përmirësimin e klimës së biznesit, mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, nxitjen e inovacionit dhe rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë.
TIRANË - Shqipëria ka marrë miratimin e shteteve anëtare të Bashkimit Europian për zhvillimin e Konferencës Ndërqeveritare më 13 tetor, ku pritet të formalizohet mbyllja e përkohshme e negociatave për Kapitullin 20, “Ndërmarrjet dhe Politika Industriale”.
Lajmi është bërë i ditur nga Kryeministria, e cila njofton se Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Shteteve Anëtare të BE-së (COREPER) ka miratuar zhvillimin e konferencës, e cila do të mbahet në Luksemburg.
Sipas njoftimit zyrtar, ky vendim pasqyron vlerësimin pozitiv të Komisionit Europian dhe vendeve anëtare për progresin e Shqipërisë në zbatimin e reformave. Gjithashtu dhe për përafrimin e politikave shqiptare me standardet europiane në fushën e industrisë dhe sipërmarrjes.
Kapitulli 20 përfshin politika që synojnë përmirësimin e klimës së biznesit, mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, nxitjen e inovacionit dhe rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë. Në fokus janë gjithashtu digjitalizimi, tranzicioni i gjelbër dhe rritja e produktivitetit të sektorit privat.
Sipas Kryeministrisë, mbyllja e përkohshme e negociatave për këtë kapitull do të përbëjë një tjetër hap në procesin e integrimit europian dhe do të krijojë perspektiva për më shumë investime, zhvillim ekonomik dhe punësim.
NJOFTIM I KRYEMINISTRISË
Vendimi i shteteve anëtare të Bashkimit Evropian konfirmon progresin e Shqipërisë në zbatimin e reformave dhe hap rrugën për Konferencën Ndërqeveritare të 13 tetorit, ku pritet të formalizohet mbyllja e përkohshme e negociatave për Kapitullin 20 “Ndërmarrjet dhe Politika Industriale”.
Bruksel, 9 tetor 2026 – Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian (COREPER) miratoi zhvillimin e Konferencës Ndërqeveritare Shqipëri–BE, e cila do të mbahet më 13 tetor 2026, në Luksemburg. Në këtë konferencë pritet të formalizohet mbyllja e përkohshme e negociatave për Kapitullin 20 “Ndërmarrjet dhe Politika Industriale”.
Ky vendim shënon një tjetër arritje në rrugën evropiane të Shqipërisë dhe reflekton vlerësimin pozitiv të Komisionit Evropian dhe të shteteve anëtare për rezultatet e reformave në fushën e industrisë dhe sipërmarrjes. Ai njeh përparimin në përafrimin me politikat dhe standardet evropiane, si dhe forcimin e kapaciteteve për zbatimin efektiv të politikave që mbështesin biznesin, konkurrueshmërinë dhe transformimin industrial.
Kapitulli 20 përfshin politikat dhe instrumentet që synojnë krijimin e një mjedisi më konkurrues, inovativ dhe të qëndrueshëm për biznesin. Në fokus të tij janë mbështetja e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, përmirësimi i klimës së investimeve dhe forcimi i aftësisë së ekonomisë për t’u integruar në Tregun e Vetëm Evropian.
Ky kapitull përfshin gjithashtu masa për inovacionin, digjitalizimin, tranzicionin e gjelbër, zhvillimin e aftësive sipërmarrëse dhe rritjen e produktivitetit të sektorit privat, në përputhje me politikat dhe praktikat më të mira evropiane.
Mbyllja e përkohshme e negociatave për këtë kapitull do të konfirmojë përparimin e Shqipërisë në ngritjen e kuadrit strategjik, institucional dhe rregullator për zbatimin e politikave industriale dhe të zhvillimit të sipërmarrjes, në përputhje me orientimet e Bashkimit Evropian.
Ky rezultat përbën një sinjal të rëndësishëm besimi për investitorët, komunitetin e biznesit dhe partnerët ndërkombëtarë. Për qytetarët dhe bizneset shqiptare, ai krijon perspektiva më të mira për investime, inovacion, rritje ekonomike dhe punësim, duke e afruar ekonominë shqiptare me mundësitë që ofron Tregu i Vetëm Evropian.
Me formalizimin e këtij hapi më 13 tetor, Kapitulli 20 do të jetë kapitulli i katërt i negociatave që Shqipëria mbyll përkohësisht brenda tre muajve.
Vendimi përcjell një mesazh të qartë të mbështetjes politike për ecurinë e Shqipërisë në negociatat e anëtarësimit dhe të besimit në aftësinë e institucioneve shqiptare për të avancuar me ritëm të qëndrueshëm drejt objektivit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian brenda kësaj dekade.
Shqipëria mbetet e angazhuar për të vijuar reformat me të njëjtin vullnet dhe përkushtim, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet evropiane dhe shtetet anëtare./Dosja.al
Sali Berisha FIER- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se Shqipëria ka nevojë për ndryshime të mëdha, ...
Edi Rama TIRANË- Shqipëria ka marrë miratimin për mbylljen e negociatave për Kapitullin 20 të procesit të anëtar&eu...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas kërkesës së Parti...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri i vendit, Edi Rama ka paralajmëruar një proces të ri vlerësimi për administratën publike,...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri i vendit, Edi Rama ka njoftuar se javën e ardhshme do të krijohet Ministria e Administratës Publike...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri i vendit, Edi Rama ka folur për rëndësinë e meritës në vlerësimin dhe avancimin e pu...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se merita duhet të jetë kushti për karrierën n&e...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme reformën “Shkalla e Meritës”. Ai e cilësoi k&e...
Sali Berisha TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha lidhur m...
Bardhi dhe Balliu TIRANË- Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin për 60 ditë nga aktivitetet parlamentare të kreut të...