Çmimi Nobel për Paqe, Netanyahu: Navi Pillay, një fanatike që demonizon hebrenjtë
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu e ka sulmuar ashpër laureaten e Çmimit Nobel për Paqen, Navi Pillay, duke e quajtur atë një “fanatike” që “demonizon hebrenjtë”.
“Komiteti i Çmimit Nobel e ka humbur busullën e tij morale. Ai ia dha çmimin më të lartë një fanatikeje e cila kontribuoi në demonizimin e hebrenjve”, shkroi kryeministri izraelit në një postim në platformën X.
Edhe Ministria e Jashtme e Izraelit ka dalë këtë të premte me një reagim në mediat sociale teksa e akuzon fituesen e re të Çmimit Nobel për Paqe, Navi Pillay-n për përhapjen e gënjeshtrave, urrejtjes dhe akuzave të rreme e dashakeqe kundër Izraelit.
Ministria i cilësoi akuzat për gjenocid ndaj Izraelit si “gënjeshtra më e madhe e shekullit të 21-të” dhe e përshkroi vendimin për t’i dhënë Pillay-t Çmimin Nobel për Paqe si një përpjekje për të legjitimuar urrejtjen dhe paragjykimet kundër Izraelit përmes një çmimi prestigjioz ndërkombëtar.
Ish-shefi i shërbimit sekret gjerman nën hetim për spiunazh, dyshime për lidhje me një ish-gjeneral madhor kinez
Trump thërret në Shtëpinë e Bardhë guvernatoren e Rezervës Federale, nisin hetimet ndaj saj
Trump paralajmëron: Kemi një njoftim të madh për naftën
- 19:14 Kamberi i përgjigjet kërcënimit të Vuçiç: Shqiptarët nuk do ndahen as pas zgjedhjeve
- 19:05 Ish-shefi i shërbimit sekret gjerman nën hetim për spiunazh, dyshime për lidhje me një ish-gjeneral madhor kinez
- 18:59 Ankimoi dënimin e tij, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Ervin Salianjit
- 18:41 Fundjava rikthen trafikun në Elbasan, radhë të gjata automjetesh (VIDEO)
- 18:35 Rama: Shqipëria mbyll kapitullin e katërt në negociatat me BE-në, nis numërimi mbrapsht drejt objektivit historik
- 18:19 Ra nga skela gjatë punimeve, humb jetën 49-vjeçari shqiptar në Greqi