• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Sociale

Berisha shpërthen pas votimit të reformës territoriale: “Kriminelë gjakftohtë!”

by Lajm Lajm
October 9, 2026
in Sociale
Berisha shpërthen pas votimit të reformës territoriale: “Kriminelë gjakftohtë!”
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Sali Berisha ishte sot në Fier në kuadër të turit të tij të Foltoreve të Ripërtëritjes ku foli edhe për seancën e mbrëmshme në parlament, ku mazhoranca votoi me 85 vota reformën territoriale. Kryedemokrati u shpreh se socialistët bën një teatër absurd, ndërsa i quajti si “kriminelë gjakftohtë”.

Më tej ai kritikoi edhe deputetin Vullnet Sinaj që fillimisht u raportua se do votonte kundër reformës, por më pas e ktheu sepse sipas Berishës, pa interesin e tij privat dhe jo atë të qytetarëve.

“15  bashki, 2 nga të cilat në qarkun e Fierit, Patosi dhe Divjaka dhe 13 të tjera po të kishin shpirt do të thoshin po ekzekutoheshin në sallën e parlamentit nuk kishte krim më të shëmtuar. Çfarë ka Divjaka që nuk mund të jetë bashki? Pasuri mahnitëse natyrore në vetvete. Kurorë e fermerëve shqiptarë. Janë të parët fermerët që marrin prodhimet dhe i eksportojnë në të 4 anët e Europës. Çfarë ka ky qytet për të mos qenë bashki? Në një kohë kur kanë të gjitha pasuritë për ti zhvilluar, për të begatuar banorët. E patë atë deputetin e Divjakës. As ai nuk ishte aty. Kryetari që i nxori qytetarët një muaj në protestë, dje nuk u duk. Skllevër të pasurive të tyre të paligjshme, të vjedhjeve që u kanë bërë qytetarët. Asgjë më urgjente nuk ka se sa krijimi i një agjencie kombëtare për konfiskimin e çdo pasurie të paligjshme. Për rikthimin te qytetarët.

Dilnin dhe diskutonin një nga një personazhe të një romani mbi të keqen banale. Përçues të së keqes. Divjaka aty do jetë, shiko çfarë mendje. Klosi aty do të jetë, prandaj nuk ka gjë se nuk është bashki. Shqiptarët përjetuan një teatër absurd. Të gjitha interesat e tyre kriminale kundër qytetarëve. Ne nuk po mbronim mbi asnjë bazë partiake. Ne po mbronim qytetarin. Sepse qytetari ku është duhet të ketë vetëqeverisjen e tij. Mësimi është që ne duhet të angazhohemi kundër kësaj të keqeje të madhe me çdo qytetar. Duhet të angazhohemi intensivisht.

Ata që ndoqën mbrëmë seancën panë se ç’kriminel gjakftohtë ishin ata deputetë. Duke brohoritur u hoqën qytetarëve 15 qeveri. Dhe arritën në atë shumësi votash duke bërë kërcënimet më mafioze njëri tjetrit. Dilte deputeti i Selenicës ku ka një komunitet vllah dhe nuk e thoshte. Edhe ata një minoritet i nderuar. Dhe ky tani jo që nuk mbronte banorët por mbronte big market të tij. Dolën me 85 vota triumfator mbi ne. Mbi qytetarët. Dhunues të qytetarëve. Ne duhet të kthehemi te qytetarët.”- tha Berisha.

Tags: BerishaMazhorancëterritorjalja
Previous Post

“Braçe zinte kokën me grushte. Heronjtë ikin, nafaka mbetet”/ Satira e Gjekmarkajt për Territorialen: Bela po i linte në suspancë…

Lajm Lajm

Lajm Lajm

TË FUNDIT

Berisha shpërthen pas votimit të reformës territoriale: “Kriminelë gjakftohtë!”

Berisha shpërthen pas votimit të reformës territoriale: “Kriminelë gjakftohtë!”

October 9, 2026
“Braçe zinte kokën me grushte. Heronjtë ikin, nafaka mbetet”/ Satira e Gjekmarkajt për Territorialen: Bela po i linte në suspancë…

“Braçe zinte kokën me grushte. Heronjtë ikin, nafaka mbetet”/ Satira e Gjekmarkajt për Territorialen: Bela po i linte në suspancë…

October 9, 2026

Rama: Mbyllim kapitullin e katërt, nis numërimi mbrapsht drejt BE-së

October 9, 2026
Armë, kokainë dhe arrati nga policia, në pranga çifti shqiptar në Selanik

Armë, kokainë dhe arrati nga policia, në pranga çifti shqiptar në Selanik

October 9, 2026
SHISH nën hije dyshimi: Nga Agasi te sekreti shtetëror

SHISH nën hije dyshimi: Nga Agasi te sekreti shtetëror

October 9, 2026
Shkëlqimi dhe rënia e shokut Vullnet

Shkëlqimi dhe rënia e shokut Vullnet

October 9, 2026
Aksident në aksin Pogradec-Lin, një i plagosur

Aksident në aksin Pogradec-Lin, një i plagosur

October 9, 2026
Të shtëna në Gjilan, humb jetën një grua dhe plagoset një person tjetër/ Detajet e para

Të shtëna në Gjilan, humb jetën një grua dhe plagoset një person tjetër/ Detajet e para

October 9, 2026
“Nuk ishte si në foto”/ 50-vjeçari kërcënohet dhe grabitet pasi refuzoi… eskortën

“Nuk ishte si në foto”/ 50-vjeçari kërcënohet dhe grabitet pasi refuzoi… eskortën

October 9, 2026
Kush po ja financon vilat Ilirjan Celibashit dhe Fatmir Mediut nga Farka në Himarë

Kush po ja financon vilat Ilirjan Celibashit dhe Fatmir Mediut nga Farka në Himarë

October 9, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Ndërron jetë 18-vjeçari që pësoi aksident në Bulgarec të Korçës

    Ndërron jetë 18-vjeçari që pësoi aksident në Bulgarec të Korçës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • “Erion Isai u kërkon favore s*ksuale punonjësve dhe drejtorëve”- Gazetari bën denoncimin e fortë dhe publikon mesazhet +18 me kryebashkiakun e Kolonjës

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Zjarr në Selenicë, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL