Senatorja amerikane: SHBA duhet të përqendrohet te ekonomia e stabiliteti në Ballkanin Perëndimor

9 Tetor 2026 | 19:19

Senatorja amerikane, Jeanne Shaheen, ka thënë të premten në Tiranë se Shtetet e Bashkuara duhet ta përqendrojnë politikën e vet karshi Ballkanit Perëndimor në tri fusha: mundësitë ekonomike, stabilitetin dhe institucionet demokratike.

Shaheen, anëtare e rangut më të lartë të pakicës në Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit, po e udhëheq një delegacion të Kongresit amerikan gjatë një vizite disaditore në Ballkanin Perëndimor.

Ajo e vizitoi Bosnje e Hercegovinën dhe tani po qëndron në Shqipëri, para se të udhëtojë drejt Kosovës të hënën. Ajo do t’i vizitojë edhe Malin e Zi e Kroacinë.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, ku u takua me liderë të rinj për të shtjelluar rolin e gjeneratës së ardhshme në ndërtimin e së ardhmes së Shqipërisë, Shaheen theksoi rëndësinë e angazhimit ekonomik amerikan, duke përfshirë heqjen e barrierave tregtare, zgjerimin e qasjes në tregje dhe mbështetjen për bizneset amerikane dhe sipërmarrësit shqiptarë.

“Dua t’i jap meritat kësaj administrate në Uashington. Ajo i ka kushtuar më shumë vëmendje angazhimit ekonomik amerikan, dhe mendoj se kjo është e mirë për rajonin”, tha Shaheen për administraten Trump.

Por ajo shtoi se “diplomacia amerikane duhet t’ua hapë dyert bizneseve amerikane, por nuk duhet të vendosë se cilat biznese amerikane duhet të kalojnë nëpër ato dyer”.

Muajin e kaluar, zhvilluesi amerikan i projekteve të gazit të lëngshëm natyror (LNG), Argent LNG, nënshkroi memorandum mirëkuptimi me Qeverinë e Shqipërisë për ta vlerësuar ndërtimin e një terminali në tokë për ruajtjen dhe rigazifikimin e LNG-së, me kapacitet deri në 5 milionë tonë në vit.

Disa shtete të Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruar marrëveshje me kompani amerikane dhe SHBA-në për të zgjeruar rrjetin e gazit. Në mesin e tyre Shqipëria, Kroacia dhe Bosnje e Hercegovina.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha në korrik se vendi po e shqyrtonte mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen, mes thirrjeve të vazhdueshme për t’iu bashkuar projektit të aleatit të vet më të madh për furnizim me LNG.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ankimoi dënimin e tij, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Ervin Salianjit

Gjykata Kushtetuese këtë të premte ka rrëzuar kërkesën e ish-deputetit demokrat, Ervin Salianjit i cili kundërshtonte dënimin e tij me 1 vit burg nga Apeli....
18:59 | 09/10/2026

Fundjava rikthen trafikun në Elbasan, radhë të gjata automjetesh (VIDEO)

Fundjava rikthen rëndimin e trafikut në Elbasan. Fluksi i lartë i automjeteve që përshkojnë qytetin drejt zonave turistike sjell vështirësi në qarkullim, ndërsa drejtuesit e...
18:41 | 09/10/2026

Rama: Shqipëria mbyll kapitullin e katërt në negociatat me BE-në, nis numërimi mbrapsht drejt objektivit historik

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale mbi ecurinë e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ai njofton mbylljen...
18:35 | 09/10/2026