Flick: Rafinha do të mungojë edhe në dy ndeshjet e ardhshme

9 Tetor 2026 | 19:25

Barcelona ka dy ndeshje shumë të rëndësishme përpara, përballjen me Getafen për raundin e 8-të të La Ligës dhe Galatasarayn për Fazën e Ligës së Kampionëve.

Hansi Flick, megjithatë, nuk mund të mbështetet te Rafinha për këto ndeshje. Vetë trajneri njoftoi se braziliani nuk do të luajë në këto dy ndeshje, pasi vuan nga një dëmtim.

Megjithatë, nuk duket se problemi është serioz, por duhet t’i kushtohet vëmendje e veçantë, sepse Rafinha u shqetësua nga lëndimet në ndeshjen e kaluar.

“Nuk është një lëndim, por duhet të jemi të kujdesshëm sepse ai pati tre lëndime vitin e kaluar, kështu që duhet ta vëzhgojmë. Ai nuk do të jetë i disponueshëm nesër, as në ndeshjen kundër Galatasarayt”, tha Hansi Flick.

Rafinha ka shënuar 14 herë në 8 paraqitje për Barcelonën këtë sezon dhe u lëndua në miqësoren e Brazilit kundër Australisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ronaldo pezullohet përkohësisht nga Portugalia, rrezikon të mungojë deri në 6 muaj

Cristiano Ronaldo është vënë përkohësisht nën pezullim nga Federata Portugeze e Futbollit, pas një përplasjeje me trajnerin Jorge Jesus dhe largimit nga grumbullimi i kombëtares....
17:52 | 09/10/2026

Ylli i NBA-së, Shai Gilgeous-Alexander blen aksione te Atletico Madrid

Kampioni i NBA-së, Shai Gilgeous-Alexander, i është bashkuar grupit të pronarëve të Atletico Madrid. Mbrojtësi i Oklahoma City Thunder është bërë ylli i fundit i...
16:29 | 09/10/2026

Edlir Tetova shpallet trajneri i muajit shtator në kampionatin “Abissnet Superiore”

Edlir Tetova është përzgjedhur trajneri i muajit shtator në kampionatin “Abissnet Superiore” nga Drejtoria Teknike e FSHF. Gjatë muajit shtator, Teuta regjistroi tri fitore në...
16:00 | 09/10/2026