Dita e 132-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
132 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti 9 Tetor, 19:12 ...
132 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti 9 Tetor, 19:12 ...
“Do fillojë një proces vlerësimi që shkon nga lart-poshtë”/ Rama paralajmëron administratën publi...
A do ketë ankim në Gjykatën Kushtetuese kundër reformës territoriale?/ Berisha: PD do të shfrytëzojë &cc...
“Jam udhëheqës i milicisë serbe, do hakmerremi ndaj jush"/ Zbulohet nga ku u dërgua Email-i kërcënues ndaj i...
Gjatë fjalës së tij në Fier, Berisha ngriti shqetësime për ekonominë, rënien e prodhimit industrial, largimin e të rinjve dhe krizën demografike.
FIER - Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar qeverinë për lidhje me trafikun e drogës, duke e cilësuar atë si kërcënimin kryesor për Shqipërinë. Gjatë fjalës së tij në Fier, Berisha ngriti shqetësime për ekonominë, rënien e prodhimit industrial, largimin e të rinjve dhe krizën demografike.
Berisha argumentoi se flukset e parave që ai i lidh me trafikun e drogës ndikojnë në zhvlerësimin e euros dhe dollarit, duke dëmtuar eksportuesit shqiptarë. Ai u ndal veçanërisht te industria e këpucëve dhe sektori i tekstileve, për të cilët tha se kanë humbur fitimet dhe janë përballur me vështirësi.
Berisha pretendoi gjithashtu se prodhimi industrial dhe ai bujqësor kanë pësuar rënie, ndërsa rritja ekonomike, sipas tij, mbështetet kryesisht te ndërtimi dhe të ardhurat nga taksat.
Sali Berisha: Shqipëria nuk mund të jetë kurrë eksportues droge, kryesor droge. Ky rrënim, dhe unë ju flas ju, në qoftë se më pyesni sot, cili është sot armiku më i egër i çdo shqiptari? Unë ju them është narkoshteti. Narkoshteti kudo. I ndërtuar nga Edi Rama, i ndërtuar nga ministrat e tij lidhur njëri pas tjetrit me kartelin e drogës. I ndërtuar nga Olsi Rama me grupin që solli nga Miçigani në Shqipëri. Çfarë ndodhi me këtë? Prisni. Pse është ky armiku ynë numër një? Sepse vagonat, kontejnerët që vijnë me euro të drogës, me dollarë të drogës dhe që shkarkojnë në portin e Durrësit haptas dhe që i kam denoncuar me dokumente, ato rrëzojnë euron dhe dollarin. Dhe euro dhe dollari në Shqipëri ka rënien më të madhe në botë. Ka rënie më të madhe se në çdo narkoshtet të Amerikës Latine. Çfarë sjell kjo rënie? Prisni. Kjo zhvlerëson eksportet. Jo, i zhvlerëson. Ishim vendi i tetë në botë në prodhimin e këpucëve.
Kishim një eksport të fuqishëm të rrobave të modës së lartë. Por rënia e euros, të gjithë këto eksporte shkonin me euro, rënia e euros zhduku fitimin e tyre dhe ato njëra pas tjetrës u larguan nga Shqipëria. Dhe sot, vetëm nga viti 2021 deri në vitin 2026 sipas Eurostatit, prodhimi industrial në Shqipëri ka rënien më të madhe në Europë pas Ukrainës. Po çfarë do të thotë të bjerë prodhimi industrial?
Do të thotë të shkatërrohen dhjetëra, qindra, mijëra vende pune. Do të thotë që njerëzit të humbasin vendet e punës. Kjo është. Dhe, dhe bërtasim, kemi rritje. A e dini nga vjen rritja? Nuk e thonë. 70% vjen nga taksat e rrogave tuaja. Po, po.
Prodhimi industrial ka rënë, prodhimi bujqësor ka rënien më të madhe. Vjen nga ndërtimi, kullat e drogës, të cilat nuk i prek dot kush, janë molla e ndaluar. Dhe maturantja që foli këtu që unë dua të ndërtoj ëndrrën, nuk ka gjë më të bukur se ëndrrën e saj dhe ëndrrën e tyre.
Por ato, kur të vijnë në punë s'blejnë dot një apartament, kur të vijnë në punë s'blejnë dot një shtëpi. Nuk gjejnë dot një punë. Dhe pastaj marrin ëndrrën e tyre rrugëve të botës. Ripërtërirja për Shqipërinë do të thotë të shpallësh përparësi absolute, të domosdoshme dhe të vlefshme për çdo çmim, ripopullimin e këtij vendi. Do të thotë të bësh gjithçka që këta të rinj të mbështeten me të gjitha mënyrat, të ndërtojnë bizneset, të ndërtojnë jetën e tyre në Shqipëri. Do të thotë të bësh gjithçka që të kthesh mbrapsht këtë katastrofë të tmerrshme demografike ku kemi rënë. Sot ne kemi o të dashur miq, lindjet që kemi patur 100 vite më parë kur ishim nën 1 milion. Është statistikë e gjendjes civile kjo. Duhet të bëjmë gjithçka, një politikë demografike pro lindjeve. Duhet të bëjmë gjithçka të kthejmë shqiptarët në Shqipëri që ikën. Përndryshe ne, kështu siç jemi, jemi komb pa të ardhme.
Çdo vit vdesim shumë më tepër se lindim. Këtu na katandisi ky, këtu e katandisi vendin ky regjim. Ndaj dhe ne së bashku duhet të vendosim të ndahemi nga kjo e keqe, të ndalim këtë të keqe, por duhet të vendosim jo vetëm si parti demokratike, por duhet të bëjmë gjithçka që ky vendim të jetë i shoqërisë shqiptare. I çdo shqiptari, i çdo biznesmeni, i çdo labi, i çdo malësori, i çdo kosovari që banon në këtë qark dhe kudo që ndodhet. Pra është një thirrje për shpëtim. Dhe kjo thirrje për shpëtim e Shqipërisë, e ripërtëritjes së Shqipërisë, e bën dhe më imperative ripërtëritjen e Partisë Demokratike.
Ndaj dhe ne duhet të bëjmë gjithçka me një përkushtim të madh të garantojmë shqiptarët se jemi forca politike që do ripërtërijmë Shqipërinë dhe se ato që kemi realizuar, për ato që kemi realizuar ne nuk kërkojmë votën, por ato janë një dëshmi e seriozitetit tonë ndaj premtimeve. Edhe një herë ju falënderoj shumë për praninë tuaj këtu. Rroftë Fieri! Rroftë Shqipëria!/Dosja.al
Foto ilustruse TIRANË - Shqipëria ka marrë miratimin e shteteve anëtare të Bashkimit Europian për zhvillimin e Konferencë...
Sali Berisha FIER- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se Shqipëria ka nevojë për ndryshime të mëdha, ...
Edi Rama TIRANË- Shqipëria ka marrë miratimin për mbylljen e negociatave për Kapitullin 20 të procesit të anëtar&eu...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas kërkesës së Parti...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri i vendit, Edi Rama ka paralajmëruar një proces të ri vlerësimi për administratën publike,...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri i vendit, Edi Rama ka njoftuar se javën e ardhshme do të krijohet Ministria e Administratës Publike...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri i vendit, Edi Rama ka folur për rëndësinë e meritës në vlerësimin dhe avancimin e pu...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se merita duhet të jetë kushti për karrierën n&e...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme reformën “Shkalla e Meritës”. Ai e cilësoi k&e...
Sali Berisha TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha lidhur m...