Dita e 132-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
132 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti 9 Tetor, 19:12 ...
132 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti 9 Tetor, 19:12 ...
“Do fillojë një proces vlerësimi që shkon nga lart-poshtë”/ Rama paralajmëron administratën publi...
A do ketë ankim në Gjykatën Kushtetuese kundër reformës territoriale?/ Berisha: PD do të shfrytëzojë &cc...
“Jam udhëheqës i milicisë serbe, do hakmerremi ndaj jush"/ Zbulohet nga ku u dërgua Email-i kërcënues ndaj i...
• Qytetarët u mblodhën sot në ditën e 132-të të revoltës së tyre. • Ata u organizuan fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas vijuan marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe zhvilluan fjalimet e tyre. • Të shumtë ishin qytetarët të cilët folën në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ku artikuluan kërkesat e tyre dhe bënë thirrje për ndryshim. • Aktivistja Sidorela Vatnikaj ka qënë e pranishme ditën e sotme në tubim, dhe ka marrë fjalën e saj në podium ku ka folur në lidhje me situatën politike në vend. • Sipas Vatnikaj, parlamenti nuk përfaqëson më popullin dhe as shqetësimet e tyre por vepron sipas urdhrave të kryeministrit Rama. • Ajo ka folur njëkohësisht, edhe për reformën territoriale e cila, sipas saj, u votua për turp nga PS me urdhërin e Ramës. • Aktivistja shperhu bindjen se protestat do të vijojnë deri në dorëheqjen e kryeministrit të vendit, ndërsa shtoi se dy personat që qëlluan me vezë makinen e kryeministrit Rama gjatë tubimit të djeshëm ndodhen ende në burg. • Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. • Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. • Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë. • Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese. • Tubimet janë shoqëruar me marshime nëpër rrugët kryesore të Tiranës, ndërsa qytetarët kanë ndaluar edhe pranë institucioneve të tjera, përfshirë Parlamentin, ku kanë përcjellë mesazhe ndaj deputetëve.
3 artikuj për këtë temë.
TIRANA- Protestuesit kanë mbyllur fjalimet para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës. Të shumtë ishin qytetarët të cilët folën në podiumin e vendosur para Kryeministrisë ku bënë thirrje për ndryshim dhe kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. “Edi Rama, jep dorëheqjen”, “Ju erdhi fundi”, “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Ndryshim sistemi” ishin disa prej sloganeve të përsëritura gjatë protestës.
Edhe sot, protesta ka spikatur duke bërë bashkë shtresa të ndryshme të shoqërisë, nga fëmijë e të moshuar, te studentë, profesionistë, aktivistë të cilët i janë bashkuar qëndresës qytetare. Tubimi shënon ditën e 132-të të protestave, ndërsa qytetarët vijojnë të shprehin kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë përmes pankartave, sloganeve dhe marshimit në kryeqytet./Dosja.al
TIRANA- Protesta qytetare në Tiranë ka shënuar ditën e sotme 132 ditë të revoltës kundër klasës politike. Si çdo ditë tashmë, protestuesit kanë nisur grumbullimin e tyre në sheshin Skënderbej, dhe më pas janë drejtuar drejt godinës së Kryeministrisë në të cilën do të mbahen fjalime nga protestuesit dhe aktivistët.
Aktivistja Sidorela Vatnikaj ka qënë e pranishme ditën e sotme në tubim, dhe ka marrë fjalën e saj në podium ku ka folur në lidhje me situatën politike në vend. Sipas Vatnikaj, parlamenti nuk përfaqëson më popullin dhe as shqetësimet e tyre por vepron sipas urdhrave të kryeministrit Rama. Ajo ka folur njëkohësisht, edhe për reformën territoriale e cila, sipas saj, u votua për turp nga PS me urdhërin e Ramës. Aktivistja shperhu bindjen se protestat do të vijojnë deri në dorëheqjen e kryeministrit të vendit, ndërsa shtoi se dy personat që qëlluan me vezë makinen e kryeministrit Rama gjatë tubimit të djeshëm ndodhen ende në burg.
"Ky parlament nuk na përfaqëson më as interesat tona e as shqetësimet tona, por vepron sipas urdhrave të Edi Ramës. Reforma territoriale u votua për turp nga PS sipas urdhrit të Ramës, pavarësisht se banorët e 15 bashkive kanë protestuar. Ne jemi këtu për t’i thënë Edi Ramës se nuk frikësohemi as nga shantazhet e as nga presioni. Jemi këtu për të kërkuar dorëheqjen tënde dhe kabinetit tënd. Reforma territoriale jo vetëm shkrin 15 bashki me një të rënë të lapsit, por se e përqendron pushtetin në pak duar. Këtij pushteti korruptiv i ka ardhur fundi. Dy protestues që kanë goditur me vezë makinën e Edi Ramës janë në burg akoma. Ndërkohë që ne kemi kërkesa, ata ushtrojnë dhunë policore. Por fundi yt do jetë afër.", u shpreh ajo./Dosja.al
TIRANË- Protestuesit janë mbledhur sërish në protestë, duke shënuar 132 ditë revoltë kundër qeverisë Rama. Teksa po marshojnë drejt kryeministrisë, ata bëjnë thirrje njëzëri për dorëheqjen e Edi Ramës, një ndër kërkesat e tyre të panegociueshme.
Protestuesit akuzojnë qeverinë se është zhytur në krim dhe korrupsion e kërkojnë largimin e Ramës e të qeverisë së tij. “Qeveri e krimit”, “Nuk shitet Shqipëria, në burg qeveria”, “Arrestoni Ramën”, “Arrestoni Berishën”, “Shqipëria në BE, pa Edi Ramën” brohorasin qytetarët në kor./Dosja.al