Opozita është e vetëdijshme që duke pasur Sali Berishën në krye, nuk mund të marrë pushtetin. Spartak Ngjela thotë se shkak është fakti që kreu i PD është “non grata” në SHBA dhe mungesa e mbështetjes së votuesve.
Nga ana tjetër, thotë Ngjela, Berisha ka interesat e tij për të qëndruar në krye të partisë.
“I kanë rënë aksionet PD. E dinë ata që me Saliun s’vijnë dot në pushtet. Edhe ai ka interesin e tij. Politika është pasion. Dashuria dhe politika janë pasione. Kush e pëson? PD. Pse? Nuk vjen dot në pushtet se Berisha është non grata në Amerikë. Kryesorja është që s’kanë vota”, thotë Ngjela.
Sipas avokatit, ka një kusht për ndërrimin e pushteteve, por që nuk duket i favorshëm për PD.“Që të ngrihet PD, duhet të bjerë PS. PS nuk i kanë rënë ndonjëherë aksionet”, tha Ngjela.
Avokati ndalet edhe te mungesa e Berishës në pritjen e ambasadorit amerikan Eric Wendt, ku pengesë mbetet “non grata” e kreut të PD që ‘vulos’ raportet e tij me SHBA.
“Ai është non grata në Amerikë, nuk e presin dot. Personaliteti që shkon ta takojë, nuk lejohet dhe nëse e bën, bën shkelje ligjore në Amerikë”, tha Ngjela.
Lini një Përgjigje