Panik në Vlorë / Persona të maskuar "blindojnë" qytetin, detajet e para nga operacioni blic

Aktualitet

Panik në Vlorë / Persona të maskuar "blindojnë"

Disa persona të maskuar kanë blinduar pasditen e sotme qytetin e Vlorës duke shkaktuar panik te qytetarët.

Në rrethana të paqarta disa persona janë shfaqur të maskuar nëpër Vlorë, ku raportohet se po zhvillohet operacion policor, por nuk dihet akoma nëse bëhet fjalë për efektivë apo kriminelë.

Qytetarë e Vlorës shfaqen të panikosur nga kontrollet pasi nuk janë në dijeni nëse personat e maskuar janë efektivë apo kriminelë të maskuar si policë.

Sipas portalit lokal të Vlorës "Disidentët" dyshohet se janë shoqëruar 3 persona.

Deri në këto momente që raportojmë nuk ka pasur një reagim zyrtar nga ana e autoriteteve vendase për këtë situatë të krijuar sot në jug të vendit. Pritet të kemi detaje të reja në vijim. 

ME TE LEXUARAT