Referendumi për bashkitë, Berisha tregon nëse PD do të bojkotojë zgjedhjet lokale

Vetëm pak orë pas miratimit të Reformës Territoriale, që parashikon organizimin e vendit në 46 bashki, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, doli me një qëndrim të qartë nga selia blu. Opozita do të vijojë betejën kundër ligjit, por nuk do të bojkotojë zgjedhjet vendore.

Berisha i cilësoi 85 votat pro reformës si rezultat të presionit të ushtruar ndaj socialistëve, duke paralajmëruar kundërshtim të nismës në dy fronte, pa dhënë detaje të mëtejshme për hapat konkretë.

Në pritje të vendimit të presidentit Bajram Begaj për datën e zgjedhjeve vendore, e cila duhet të shpallet deri më 7 nëntor, kreu i PD-së përjashtoi mundësinë e bojkotit, duke lënë të kuptohet se përballja politike do të vijojë edhe përmes procesit zgjedhor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?