Kronikë
Tornado e fuqishme godet Siçilinë, përmbysen makinat dhe shemben ndërtesat

Itali– Një tornado e fuqishme ka përfshirë bregdetin perëndimor të Siçilisë.
Tornadoja ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale duke përmbysur automjete dhe dëmtuar ndërtesa.
Reklamë
Sipas raportimeve të mediave lokale, dy persona u plagosën rëndë pasi automjeti me të cilin udhëtonin u përmbys në një përrua nga forca e erës.
Stuhia goditi gjithashtu shkollën Alcide De Gasperi në zonën e Strasattit, ku disa fëmijë mbetën të plagosur gjatë orës së mësimit, pasi një vorbull e dyfishtë ere përfshiu ndërtesën.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




