Në ditën e 132-të të protestës kundër qeverisë në Tiranë, protestuesit kanë përcjellë mesazhet e tyre përmes pankartave, duke vënë në shënjestër deputetin Erion Braçe dhe kryeministrin Edi Rama.
“Me zërin kundër, me votën pro, teatri i Rilindjes”, shkruhet në njërën prej pankartave, në një mesazh drejtuar Erion Braçes, pas votimit të reformës territoriale, pavarësisht se më herët kishte deklaruar se ishte kundër saj.
Një tjetër pankartë i drejtohet kryeministrit Edi Rama, me sloganin: “Nuk na bëjnë përshtypje përrallat me luanë, na intereson ku shkojnë paratë tona”.
Mesazhi vjen pas publikimit të një videoje nga Rama në rrjetet sociale, ku flitej për sfidat dhe zhgënjimet, ndërsa në sfond shfaqej një luan.
















