• Kontakt
Friday, October 9, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ambulancat e rretheve: sa shpejt (ose vonë) mbërrijnë te pacienti?

Në Vaun e Dejës, dy persona humbën jetën pas një aksidenti elektrik, ndërsa ambulanca mbërriti rreth 90 minuta me vonesë për shkak të një defekti teknik. Ministria e Shëndetësisë raporton një kohë mesatare reagimi prej 15 minutash, por nuk bën publike të dhënat që do të mundësonin verifikimin e saj. Në rrethe, numri i ambulancave funksionale, mungesat në personel dhe koha reale e mbërritjes mbeten pa përgjigje të qarta institucionale.

19:53 : 09/10/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, SHENDETI

Më 29 gusht 2026, një aksident elektrik në fshatin Karmë të Vaut të Dejës u mori jetën dy burrave: S.P., 40 vjeç, dhe D.D., 46 vjeç. Tragjedia nxori në shesh një tjetër plagë të shërbimit shëndetësor. Familjarët dhe banorët e zonës protestuan para qendrës shëndetësore lokale, duke denoncuar se autoambulanca mbërriti rreth një orë e gjysmë me vonesë, ndërsa shërbimi i urgjencës gjatë natës mungon tërësisht.

Përgjigjja e Urgjencës Mjekësore zbuloi arsyen: autoambulanca e Vaut të Dejës ishte me defekt teknik. Për këtë arsye, mjeti u nis nga Spitali Rajonal i Shkodrës.

Ngjarja ngre pyetjet më bazike të çdo urgjence: A do të vijë ambulanca dhe, mbi të gjitha, sa shpejt?

Për qytetarët që jetojnë jashtë Tiranës, përgjigjet janë të vështira për t’u gjetur.

Lexo edhe:

Shpërthim në rafinerinë greke të naftës, vdes 43-vjeçari shqiptar

Bie nga skela ku punonte, humb jetën shqiptari në Selanik

ACQJ i kërkoi zyrtarisht informacion Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore (QKUM), Ministrisë së Shëndetësisë dhe spitaleve rajonale në Shkodër, Korçë e Pogradec. Pyetjet ishin vetëm tri: Sa autoambulanca janë në inventar dhe sa prej tyre janë realisht funksionale? Sa është personeli i angazhuar në çdo qark? Cilat janë fondet e alokuara për mirëmbajtjen e mjeteve dhe cili është plani për përmirësimin e kohës së mbërritjes?

Veç Spitalit të Korçës, asnjë nga katër institucionet e tjera nuk u përgjigj.

Mungesa e transparencës e bën të pamundur verifikimin e deklaratave zyrtare. Në korrik 2026, Ministria njoftoi se flotës së Urgjencës Kombëtare iu shtuan 13 mjete të reja, duke pasuar deklaratën për 106 ambulanca të blera në katër vitet e fundit, me një kohë mesatare reagimi prej 15 minutash.

Aplikimi i kësaj mesatareje mbetet fiktiv: shifrat zyrtare nuk tregojnë sa mjete i përkasin çdo qarku, sa janë në punë sot dhe sa minuta duhen për të mbërritur në fshatrat e thella rurale.

Terreni: Mjekë me thasë në krah, pa mjete e pa staf

L.P., mjeke me përvojë të gjatë në zonat e thella të Veriut, nga Rubiku deri në Mirditë, përshkruan realitetin e punës në terren:

“Godinat mund të jenë radhitur e lyer, por mungojnë mjetet, mjekët dhe infermierët. Në fshatra gjendja është dramatike, sidomos gjatë dimrit. Mungesa e ambulancave na detyron t’i udhëzojmë pacientët drejt spitaleve të tjera me mjete private. Rastet me diagnozë më të lehtë i dërgojmë në Lezhë; kur gjendja është kritike, i nisim drejt Tiranës.”

Spitali i Korçës na vuri në dispozicion të dhënat: ka 10 autoambulanca në inventar dhe disponon 6 ekipe në 24 orë, që mbulojnë Bashkinë Korçë dhe fshatrat përreth.

Flota është e amortizuar: 4 mjete janë mbi 20 vjeç, 2 mbi 15 vjeç dhe vetëm 3 janë blerë brenda 6 viteve të fundit. Sipas spitalit, vetëm këto 3 mjete kanë pajisjet e nevojshme për rastet e rënda; ato mbajnë ngarkesën më të madhe dhe amortizohen më shpejt. Ambulancat e vjetra kanë mangësi pajisjesh dhe janë më pak funksionale për transportin e pacientëve.

Spitali thotë se rrugët rurale janë përgjithësisht të kalueshme, por zonat e thella malore, sidomos në borë, krijojnë vështirësi. Udhëtimet e gjata drejt Tiranës për trajtim të specializuar dhe bllokimet e rrugës Korçë–Elbasan shtojnë kohën, konsumin dhe amortizimin e mjeteve. Drejtoria kërkon shtimin e ambulancave të reja për të përmirësuar shërbimin.

Ndërsa spitalet e Shkodrës dhe Pogradecit nuk u përgjigjën, kërkimet në dokumentet publike tregojnë vetëm të dhëna të pjesshme. Për shembull, Spitali i Shkodrës deklaron 17 ambulanca në inventar, por nuk specifikon sa prej tyre janë në gjendje pune. Për Korçën dhe Pogradecin, të dhënat publike mbi blerjet dhe mirëmbajtjen nuk zbulojnë as numrin e përgjithshëm të mjeteve në punë.

Kronikë vonesash me pasojë jetën

Rasti i Vaut të Dejës nuk është i izoluar. Një seri ngjarjesh të rënda gjatë viteve të fundit dëshmon dështimin e shërbimit në kohë:

Pogradec (gusht 2026): Një 37-vjeçare shtatzënë u paraqit me dhimbje të forta në maternitetin lokal. Familjarët akuzojnë se transferimi drejt Tiranës u vonua me orë të tëra dhe transporti me helikopter nuk u realizua. Ambulanca u nis rreth orës 04:00, por pacientja ndërroi jetë në Spitalin e Elbasanit. Ministria foli për një “vlerësim të pavarur”, por rezultatet nuk janë bërë publike.

Elbasan (maj 2026): Në Mëngël, një 7-vjeçar u përplas nga një automjet. Banorët raportuan se ambulanca nuk mbërriti në kohë dhe fëmija u transportua me makinë private, duke mbërritur në spital pa shenja jete.

Lezhë e Vlorë (korrik 2025): Në plazhin e Tales, një pushues ndërroi jetë gjatë transportit pas vonesave të denoncuara të ambulancës. Po atë muaj, në Lungomare të Vlorës, një turiste 41-vjeçare u mbyt teksa shpëtonte vajzën e saj; ambulanca mbërriti mbi 30 minuta me vonesë për shkak të trafikut.

Kavajë (korrik 2023): Në Vilë-Bashtovë humbën jetën një baba me dy djemtë e tij. Dëshmitarët raportuan mbi 30 minuta vonesë, ndërsa QKUM pretendoi se mjeti mbërriti për 22 minuta.

Problemi i urgjencës nuk zgjidhet vetëm me blerjen e mjeteve. Ai lidhet drejtpërdrejt me shpërndarjen e burimeve njerëzore dhe rrugët lidhëse.

Shifrat e licencimit tregojnë përqendrim masiv të stafit mjekësor në kryeqytet: nga 6,037 mjekë të licencuar në të gjithë vendin, 3,980 (rreth 66%) punojnë në Tiranë.

Edhe pse buxheti i shëndetësisë u rrit nga 76.3 miliardë lekë (2025) në 81.2 miliardë lekë (2026), dokumentet zyrtare nuk specifikojnë se sa nga këto fonde shkojnë konkretisht për flotën dhe stafin e urgjencave në rrethe.

Bardh Spahia, deputet dhe kryetar i Komisionit për Shëndetësinë, deklaroi për ACQJ se ka kërkuar një seancë dëgjimore publike mbi gjendjen e urgjencave:

“Është e papranueshme që miliarda lekë të taksapaguesve të shkojnë në tenderë e koncesione pa efiçencë, ndërsa shërbime jetike si urgjenca lihen pa mbështetje. Do të kërkojmë transparencë të plotë nga Ministria për shërbimin e garantuar pavarësisht vendbanimit.”

Por për sa kohë që institucionet refuzojnë të bëjnë publike të dhënat mbi kohën reale të mbërritjes dhe gjendjen e mjeteve në çdo qark, bilanci i urgjencës mjekësore do të vazhdojë të matet me dëshmitë e familjarëve dhe minutat e humbura në rrugë./ Denada Jushi, acqj.al

Etiketa: ambulanceemergjenceshendetiSpitalvdekje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shpërthim në rafinerinë greke të naftës, vdes 43-vjeçari shqiptar

18:52 : 09/10/2026
AKTUALITET

Bie nga skela ku punonte, humb jetën shqiptari në Selanik

18:26 : 09/10/2026
AKTUALITET

Aksidenti në Bulgarec të Korçës, ndërron jetë në spital 18-vjeçari

21:55 : 07/10/2026
AKTUALITET

Babai godet aksidentalisht me mjet bujqësor të bijën në Kurbin, humb jetën 3-vjeçarja

21:05 : 07/10/2026
AKTUALITET

Itali/ Vdekja e shqiptarit pas një aksidenti në punë, nisin hetimet për vrasje nga pakujdesia

12:02 : 07/10/2026
AKTUALITET

Ra nga skela teksa punonte në Sarandë, ndërron jetë te Trauma 53-vjeçari

20:16 : 06/10/2026

TË GJITHA

Ambulancat e rretheve: sa shpejt (ose vonë) mbërrijnë te pacienti?

19:53 : 09/10/2026

Protesta e 132-të/ Pankartat ‘godasin’ Ramën dhe Braçen: Me zërin kundër, me votën pro

19:50 : 09/10/2026

Grabitjet më spektakolare prej miliona eurosh të verërave, djathit e tonelatave me nutella

19:39 : 09/10/2026

“Shqiptarët, armiq të Serbisë”, Vuçiç për Ramën: Ndërkombëtarët e kanë më për zemër sesa mua

19:32 : 09/10/2026

Denoncimi/ Muxhahedinët dalin nga kampi dhe ruajnë fëmijët pranë shkollave e kopshteve

19:26 : 09/10/2026

Mazhoranca votoi reformën territoriale, Berisha: Kriminelë gjakftohtë

19:07 : 09/10/2026

Shpërthim në rafinerinë greke të naftës, vdes 43-vjeçari shqiptar

18:52 : 09/10/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com