Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot më 9 tetor në Gjilan të Kosovës, ku janë vrarë dy persona dhe një tjetër është plagosur.
Dyshohet se burri ka vrarë gruan e tij dhe më pas kunatin, vëllanë e gruas. I plagosur në këtë rast ka mbetur edhe xhaxhai i viktimave. Dy viktimat ishin rreth të 30-ave.
Lidhjen familjare mes tyre e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në një komunikatë të lëshuar për këtë rast.
Sipas Klan Kosovës, autori i krimit e dërgoi vetë bashkëshorten në urgjencë, por pa shenja jete. Ai më pas u dorëzua duke pranuar krimin.
Lini një Përgjigje