Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Masakra në Gjilan, reagon presidentja Shiroka Pula: Asnjë rrethanë nuk e justifikon marrjen e jetës së njeriut

Shkruar nga Newsbomb
Masakra në Gjilan, reagon presidentja Shiroka Pula: Asnjë
Presidentja Justina Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka reaguar pas krimit të rëndë të ndodhur në Gjilan, ku mbetën të vrarë dy persona, ndërsa një tjetër u plagos. Përmes një mesazhi, presidentja ka dënuar ngjarjen tragjike, duke theksuar se asnjë rrethanë nuk mund të justifikojë marrjen e jetës së një njeriu.

“Asnjë rrethanë nuk mund ta justifikojë marrjen e jetës së njeriut”, ka theksuar Shiroka-Pula.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së premtes në Gjilan, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të krimit. Sipas raportimeve paraprake të mediave në Kosovë, dyshimet e para lidhen me një konflikt familjar, por kjo pistë mbetet për t’u konfirmuar nga hetuesit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese