Aksident i katërfishtë në aksin Gjilan-Prishtinë, 11 të plagosur
9 Tetor 2026 |
20:31
Njëmbëdhjetë persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti të regjistruar pasditen e kësaj të premte në Kosovë. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Gjilan-Prishtinë dhe janë përfshirë 4 makina.
Zëdhënës i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani në një deklaratë për mediat në Kosovë ka bërë me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00. Ai theksoi se të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan.
Osmani ka bërë të ditur se policia është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Lajme të Sugjeruara
Të shtëna në Gjilan, dy të vrarë dhe një i plagosur (VIDEO)
Dy persona kanë humbur jetën nga të shtënat me armë zjarri të regjistruara pasditen e kësaj të premte në Livoç të Ulët në Gjilan. Sipas...
SHBA kërkon raport për lidhjet ushtarake të Serbisë me Rusinë dhe Kinën, projektligji përfshin edhe Shqipërinë
Kongresi amerikan synon të detyrojë administratën e SHBA-së të raportojë mbi armatimet, stërvitjet ushtarake dhe bashkëpunimin e inteligjencës në Ballkanin Perëndimor që nga viti 2012....
Reagon kreu i LDK-së, Abdixhiku pas ndryshimit të Ligjit për Specialen: Po, ju kanë mashtruar
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas miratimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke rikthyer në vëmendje qëndrimin...
- 20:17 Dikur specie në rrezik, shkencëtarët zbulojnë 180,000 breshka gjigante në një ishull të Seychelles
- 20:12 Anulohet ekzekutimi në Florida, DeSantis për herë të parë tërheq urdhrin
- 20:10 Një nga sëmundjet infektive më vdekjeprurëse të njohura nga njerëzimi po rikthehet në SHBA
- 20:06 Plani rus për një dimër të ftohtë dhe të errët në Ukrainë
- 19:58 Ministri i Kulturës, Gonxhja: Se shpejti nisim punimet për restaurimin e shtëpisë së Faik Konicës
- 19:34 Dita e 132-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë