Moska vendoset në shënjestër! Pezullohen fluturimet në të gjitha aeroportet e kryeqytetit rus

9 Tetor 2026, 20:40Bota TEMA
Moska vendoset në shënjestër! Pezullohen fluturimet në

Moska dhe rajoni përreth janë vënë në shënjestër të një sulmi me dronë, sipas raportimeve të mediave ruse.

Sipas ASTRA, si pasojë e situatës së tensionuar, autoritetet kanë aktivizuar në të gjitha aeroportet e kryeqytetit protokollin emergjent të njohur si “Qilim” (Carpet).

Kjo masë paraprake ka sjellë pezullimin e menjëhershëm të të gjitha fluturimeve, si në nisje ashtu edhe në mbërritje, duke ndërprerë përkohësisht trafikun ajror.

Deri më tani, nuk ka ende informacione zyrtare mbi shkallën e pasojave apo dëmeve të mundshme materiale në Moskë dhe zonat përreth. Ndërkohë, raportimet paraprake sugjerojnë se aeroplani i presidentit rus, Vladimir Putin, po has vështirësi për t’u ulur në ndonjë prej aeroporteve të kryeqytetit.

Lini një Përgjigje