LIVE UPDATES
Bota

Merz kritikon Schroderin për vizitën te Putini/ Reagon Medvedev: Një pasardhës i bashkëpunëtorëve të Hitlerit, askush nuk do të vijë as në funeralin e tij

Merz e cilësoi këtë veprim si moralisht të papranueshëm, duke theksuar se Putin mban përgjegjësi për luftën në Ukrainë dhe pasojat e rënda humanitare të saj.

9 Tetor 2026, 20:35 Nga G.M
Merz kritikon Schroderin për vizitën te Putini/ Reagon Medvedev:
Friedrich Merz

GJERMANI- Kancelari gjerman Friedrich Merz ka shprehur indinjatën e tij për vizitën e ish-kancelarit Gerhard Schröder në Moskë, ku ky i fundit mori pjesë në festimin e 74-vjetorit të presidentit rus Vladimir Putin. Merz e cilësoi këtë veprim si moralisht të papranueshëm, duke theksuar se Putin mban përgjegjësi për luftën në Ukrainë dhe pasojat e rënda humanitare të saj.

Vizita e Schröderit, i cili drejtoi qeverinë gjermane nga viti 1998 deri në vitin 2005, ka shkaktuar reagime edhe brenda Partisë Socialdemokrate gjermane. Ish-kancelari është kritikuar prej vitesh për lidhjet e tij me kompanitë ruse të energjisë dhe marrëdhëniet e afërta me Putinin, të cilat kanë vijuar edhe pas nisjes së luftës në Ukrainë. Kremlini bëri të ditur se presidenti rus e kishte ftuar personalisht Schröderin në rezidencën e tij, pasi mësoi për mbërritjen e tij në Moskë.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, reagimi i Merz ka nxitur edhe një kundërpërgjigje të ashpër nga Dmitry Medvedev, ish-president i Rusisë dhe aktualisht nënkryetar i Këshillit të Sigurisë së vendit. Në një postim në rrjetin social X, Medvedev sulmoi kancelarin gjerman, duke e akuzuar se mbështet vazhdimin e luftës në Ukrainë dhe duke deklaruar se askush nuk do ta vizitojë atë, as në ditëlindje dhe as në funeralin e tij.

"Merz, një pasardhës i bashkëpunëtorëve besnikë të Hitlerit, është i indinjuar nga vizita e Schröder në Rusi. Epo, ne e dimë që kancelari aktual mbështet luftën deri në ukrainasin e fundit. Tani, askush nuk do ta vizitojë kurrë as në ditëlindjen e tij dhe as në funeralin e tij.", u shpreh Medvedev.

Përplasja vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes Moskës dhe Berlinit mbeten të tensionuara për shkak të luftës në Ukrainë dhe qëndrimit të Gjermanisë në mbështetje të Kievit. Ndërkohë, propozimi i Putinit për të pasur Schröderin si ndërmjetës në bisedimet për sigurinë evropiane është kundërshtuar nga qeveria gjermane dhe Bashkimi Evropian./Dosja.al

friedrich merz gjermani vladimir putin

Sondazh

Poll

132 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti

132 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti

Tragjedi në Gjilan! Burri vret bashkëshorten dhe një person tjetër, vetëdorëzohet në polici

Rama paralajmëron administratën publike: Do kalojnë në testime, të rriten në karrierë sipas meritës

Rama: Javën e ardhshme krijojmë Ministrinë e Administratës Publike, do të drejtohet nga Adea Pirdeni

Rama prezanton reformën për administratën e Shqipërisë 2030: Përzgjedhja e nëpunësve, sipas meritës

Reforma "Shkalla e Meritës"/ Rama: Merita duhet të jetë kushti për karrierën në...

Kryeministri Rama prezanton reformën “Shkalla e Meritës” : Administrata t’u përshtatet reformave...

Berisha: PD do të shfrytëzojë çdo hapësirë ligjore

Kishin hapur exchange pa licencë/Ekzekutohen masat e sigurimit për 14 persona! 11 në 'arrest shtëpie

Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive

Berisha: Deputetët ranë tek këmbët e Padrinos dhe të narko-trafikantit Taulant Balla

Operacioni në Lezhë/ Zbardhen EMRAT e tre të arrestuarve, u kapën të armatosur dhe me skafandra!

Berisha: Mandatet e krimit u hodhën si shigjeta kundër qytetarëve të 15 bashkive!

Balla-opozitës: Nuk ka prova për hetim parlamentare, rrezik për mbivendosje ndaj SPAK

Reshjet e shiut Lezhë, ndërpritet energjia elektrike

Reshje intensive shiu, rrugët në Vlorë nën ‘pushtetin’ e ujit

Kaos nga moti i keq, mbi 30 fshatra në Fier, Patos dhe Mallakastër pa energji elektrike

Përmbytet Durrësi, rrugët mbulohen nga uji, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Berisha-Sinajt: Brenda 3 ditësh u shndërrove në eunuk!

Balluku mbërrin në Kuvend për të votuar "Territorialen", Bardhi hedh ujë në drejtim të saj

Rama terror deputetëve, Braçe, Sinaj e Spiropali në rresht për një pro Territoriales

Tensionet në Kuvend/ Bardhi qëllon Ramën me bidonin e ujit, Balliu e godet me vezë: O plehre

‘Territorialja’ miratohet në Kuvend me 85 vota/ Opozita bllokon foltoren

Nga deklaratat e forta kundër, tek votimi pro/ Braçe pas miratimit të reformës territoriale

Berisha ironizon Spiropalin: Fjalimin shoqëroje me votë ndryshe do regjistrohesh si hipokrite

Dule në Kuvend: Deputetët e PS nuk kanë parasysh interesat e vendit, janë të shantazhuar nga...

Spahia: Është një copëtim i hartës territoriale për interesa të Edi Ramës, ai ka frikë nga vota...

Spiropali paralajmëron votën kundër: Nuk është kjo reforma që duhet, nuk jemi kartonë këtu

Berisha: Nesër do të ngremë shtyllat e turpit dhe do të shkruajmë me gërma të zeza emrat...

Korreshi me tone ironike në Kuvend: Ça reforme doni ju, kallami është bërë si hu nëpër parcela

Blushi i ashpër në Kuvend: Esat Pasha është ringjallur por Avni Rustemi nuk vdes kurrë!

Vatër zjarri në Kotë të Selenicës, zjarrfikëset në vendngjarje

Berisha: Xhaçka ka luajtur kontrabandën e armëve me të shoqin kur ishte ministre e Mbrojtjes!

Protesta e 131-të/ Qytetarët kundër Reformës Territoriale: Shkrini qeverinë, jo bashkitë

GJKKO pezulloi dënimin, momenti kur Greta Gjoci del nga burgu i Pojskës me foshnjën në krah

Korreshi: Banorët nuk e duan bashkimin e Divjakës me Lushnjën!

Korreshi nuk i kursen batutat për Hartën Territoriale: Keni futur sharjen mes Divjakës dhe Lushnjës

Vatër zjarri në Gjirokastër, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse

Avokati i çiftit Mataj: Skandali i vjedhjes shtrihet në gjithë Shqipërinë

Banorët e Kelmendit ngrihen në protestë kundër ndërtimit të tre hidrocentraleve...

Mazniku: Reforma nuk është vetëm çështje hartash, duhen edhe kompetenca

Braçe kritikon Reformën Territoriale: Kjo nuk ndryshon kufijtë, por jetën e njerëzve

Kritikat e Braçes për Reformën Territoriale, deputetit i heqin mikrofonin

Përplasje Klosi-Berisha në Kuvend: Doni apo s’doni ju ne do ta votojmë reformën...

Berisha: Me pseudo-reformën territoriale po shtroni Shqipërinë për ta vjedhur më shumë!

Berisha: Po shuani bashkitë me një votë, po i hiqni shqiptarëve shërbimet dhe investimet!

Hetimet mbi tenderët publikë/ Paraqitet në SPAK drejtoresha e KESH, Viola Haxhiademi

"Çmendet" policia, dhunon në mënyrë shtazore protestuesit me grushta

Protesta kundër Territoriales, momenti kur policia kap zvarrë kryebashkiakun e Memaliajt

E tmerrshme/ Policia dhunon në mënyrë shtazore qytetarët, i ulin në tokë dhe i gjuajnë me shqelma